Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Kthehu mbrapa
Jakup Hasipi - (2 shkurt 1951 - 6 janar 2006)
Lindi dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjërë. Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më harizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë. Ligjërimet e tija dallohen për nga përmbajtja harizmatike dhe argumentuese.
Paraqitja e tijë multimediale këto 25 vitet e fundit e posaçërisht pas viteve 90' ka ndikuar drejtpërdrejt në vetëdijësimin e rrethit të Likovës si në aspektin fetarë Islam ashtu edhe në aspektin kombëtar e patriotik.
JETA DHE EDUKIMI

Jakup Hasipi lindi në fshatin Sllupçan më 2 shkurt 1951, shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm e kreu në Damask të Sirisë në medresenë "el-Furkan'" në vitin 1980. Studimet i kreu në universitetin e famshëm Al-Az'har, në fakultetin e bazave të Fesë Islame të Egjiptit në vitin 1985 ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit.
Gjatë viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare.
I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar në gjendjen e rëndë të popullatës. Në ligjëratat e tija ishte shumë i përpikt dhe i guximshëm, kështu që ju ka bër ball kërcënimeve dhe marrjeve të shumta në pyetje nga ana e policisë sllavo-maqedone.Nga kjo periudhë e gjerë në vdekjen e tij ka organizuar mbi 5000 ligjërata, kontribut ky që ka dritë çdo ditë në trojet tona përmes ruajtjes multimediale.
Në vitin 2001 gjatë luftës në Maqedoni Jakup Hasipi paraqitet si njëri ndër strategët kryesorë në organizimin dhe përkrahjen e luftës, sepse ishte i bindur se vetëm përmes kryengritjes popullata do të jetë në gjendje ti arrij liritë dhe të drejtat e veta.
Pas përfundimit të luftës në vitin 2003 në zgjedhjet e rrgullta të bashkësisë Islame në Kumanovë u zgjodh myfti për komunën e Kumanovës dhe Likovës.
Më 7 janar 2006 në një aksident trafiku në magjistralen Shkup - Kumanovë ndërron jetë.
Pas gjithë kësaj që mësuam për vëllaun tonë, bëni dua që All-llahu xh.sh ta shperblej me xhennet. Duat tona janë lehtësim për të inshAllah.
EMISIONI KONTAKTIV RADIO ALBANA
24 11 1995

PYETJE

1.Pse Muhammedi a.s. u shpërngul prej Mekkes në Medine?
2.Kur është bërë shteti islam monarki?
3.Ku dhe kur Sulltani turk Bajaziti i I u shpall halife?
4.Pse e quanin Muhammedin a.s. emin?


PËRGJIGJE

H.Jakup ef.Asipi:Është një e fshehur shumë e madhe dhe e bukur, se Muhammedi a.s. pemën të cilën All-llahu xh.sh. e porositi me mbjell ja ndërroi arën ja ndërroi vendin.Këtu nuk ishte shkak që Muhammedi a.s. ta ndërroj vendin edhe të mos kthehet më kurrë, por thirrjes së All-llahut xh.sh. tia gjejë një kopsht të ri për të lulëzu dhe prap më vonë ti kthehet asaj ku ka lind.Edhe ajo ndodhi që në vitin 8 të hixhretit i Dërguari a.s. më shokët e tij të hyjë në Mekke ku edhe bëhet shpallja e çlirimit të Mekkes ku bëhet takimi i vëllaut me vëlla, i babës me bir , nënës me djal dhe motrës me motër, arabët e mbetur kalojnë në Islam dhe kështuqë fillon drita me u përhap në vise tjera.


H.Jakup ef.Asipi:Nëse përdoret fjala shteti Islam aty monarki nuk ka, përshkak se shteti islam monarki nuk mundet me qenë   në asnjë mënyrë.Ai është shtet islam në të cilin dominon All-llahu xh.sh. dhe ligji i tij edhe pushteti është në dorën e ligjit të cilën e ka zbritur All-llahu xh.sh.Ku ka ZOT,ku ka All-llah, ku ka ligj të All-llahut xh.sh. aty nuk ka monarki.Ndërsa shteti laik u bo në vitin 1893 në protokolet e cionistave të shkruara në Londër 13 protokole, 1903 13 protokolet tjera , 1909 protokolet e Parisit, 1910 protokolet e Berlinit e kështu me radhë prej atyre ditëve e këndej janë vëndu bazat e laicizmit dhe 1918 , 1924 i kryen ato formalitetet e veta dhe ndahet shteti nga feja.D.m.th. është proces i gjatë shumë deri në ardhjen e sundimit qemalist në Turqi.



H.Jakup ef.Asipi:Sulltan Bajaziti mbas vdekjes së Muratit të parë emërohet për halife, për prijës i shtetit Osman dhe në këtë fushë të veprimit vjen edhe vazhdon rrugën e babës , sepse ky ka qenë bir i Sulltan Muratit , dhe korrë një fitore shumë të dukshme në këto treva këtu   ball për ball me armikun dhe mbas kësaj lufte urdhnohet   prej kabinetit të përgjithshëm që të shkon ta zhvillon një luftë në Siri.Me ushtrinë e tij udhëton nëpër Thraki në viset e Greqijës dhe prej këtu udhëton rreth detit aty ku është sot Izmiri , Konja, Adana, Antakija,Skenderuni, dhe futet nëpërmjet qytetit të sotëm në Siri Lazikije , prej Lazikijës në Tasus dhe kështu me radhë që në fushat e Shamit zhvillon një betejë shumë të madhe dhe korrë sukses shumë të madh me armikun e vet.Mbasi të kryhet lufta në Siri ai urdhërohet prej kabinetit të përgjithshëm që ai ekspeditën e tij ta vazhdon me ushtrinë e vet për në Egjipt.Këtu ndodhë një fenomen shumë i bukur të cilin historia e ka shënu kur një ushtar i tij lajmëron lodhjen e vet se prej Stambollit në Kosovë, prej Kosovë prap në betejë në Siri dhe prej këtu tash edhe në Egjipt.Pasi ndëgjon Sulltan Bajaziti për këtë boshllëk ai për ta përmirësuar këtë gjendje hip në kalin e vet dhe i rradhit ushtarët e tij dhe thot :"Unë jam burrë po i hipi kalit për në Egjipt, thuani burrave të hipin në kuaj e gratë le të shkojnë të gratë".

H.Jakup ef.Asipi:I Dërguari i All-llahut   qysh në fëmijërinë e tij ai me shokët e tij duke lozur, tregojke një sinqeritet të veçantë dhe sjelljet i kishte shumë të bukura.Në rininë e tij gjatë ruajtjes së dhenve me qira dhe gjatë tregëtisë që ka bërë me pasurinë e të pasurve të mëdhenjë   në Mekke, gjatë sjelljes së tij në shoqërinë e tij, gjatë sjelljes së tij në meset ku jetonte dhe ku u rritë   të gjithë njerëzitë përfituan përshtypje së ky njeri është diçka i veçantë.Në personalitetin e tij nuk panë as një grimcë negativiteti. Sepse gjithmonë ka qenë nën kujdesin e All-llahut xh.sh. prandaj edhe e kanë quajtur me të drejtë emin, besnik.


Tekstin përgaditi dhe selektoi:Hamdi Nuhiju 21 01 2006