Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Kthehu mbrapa
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai Është falës” (Kur’an: 33, 59)
Per Pejgamberin Muhamed a.s

Jetim ti linde
dhe i tille u rrite
edukove njerez,
megjithese shkrim nuk dite.  

Tek ti merrnin mesime
Qe kur ishe i ri
Tek ti linin thesaret
Se kishe besnikeri.

Kur arrite te dyzetat
Dihet mire se cfare ndodhi
Allahu i madheruar
Pejgamber ty te zgjodhi

Te ofruan ty pushetet
Por kete e refuzove
Te premtuan pasuri
perseri ti se pranove.

Me pas shume u torturove
Nga vendlindja u largove
Por edhe atje ku shkove
Thirrjen tende se harrove.

Ne medine u vendose
Nje xhami atje ndertove
Thirre njerezit ne besim
Edhe kurre nuk u dorezove

Kurre nuk the se u lodha
Gjithmone njerezit keshillove
Ne Islam i vellazerove.
Rrugen e drejte ju mesove

Bere njerezit qe te njohin
Allahun e Madheruar
I bere ata qe te kuptonin
Qellimin pse jane krijuar.

I tregove mbare botes
Se nje i bardhe dhe nje i zi
Nuk kane asnje ndryshim
Perveq se ne devotshmeri.

Nuk ndertove grada?ela
As organe te pajtimit
Por ndertove per te tere
Ndertesen e bukur te besimit.

Kjo keshtjelle qe ti ndertove
Sprishet prej shiut as prej dimrit
Ajo do te jete ne kembe
Deri ne diten e gjykimit.

Keshtjella qe ti ndertove
Nuk eshte prone e padishahut
Por ne te do te valevitet
Flamuri i njehsimit te Allahut.
              MIKU   IM

Një ditë kur zjarri do ta mbulojë tokën
edhe retë do të skuqen nga të nxehtët
Njerëzit do të harrojnë ku e kanë kokën
Do të mësojnë ç’ka qenë mirësia

E... një ditë kur qielli do të zbehet
do të shohim se s’ka strehim
do të shohim që...edhe pa raki njeriu dehet
O i dashuri, miku im

E një ditë kur vullkanet do të derdhen
do t’i falemi Zotit deri në agim
Është koha që të paguajmë
O i dashuri miku im

E një ditë kur qielli do të çahet
e di... do të qajmë pa pushim
Por atë ditë loti do të thahet
O i dashuri miku im

E një ditë kur ajri do të tretet
do të mbetemi edhe pa frymë
Atë çka e dha Zoti do t’na e marrë
O i dashuri miku im

E një ditë do ta ulim kokën
e do të dalim në gjykim
Por qindra shekuj kokëshkretë
O i dashuri miku im

E një ditë kur do ta kuptosh pendimin
do të kthehesh në besim
Por qindra shekuj plot urrejtje
O i dashuri miku im

E një ditë kur t'na i vënë prangat
do ta kuptojmë fjalën durim
Do t'kuptojmë çka qenë liria
O i dashuri miku im

Se Zoti na i dhuroi të gjitha
E nuk e fitoi asnjë falënderim
E një ditë të gjitha do t'i tretë
Por jo pa i paguar, o miku im.
            MBULOHU

Mos ekspozo veten e ta quash art
Mos kerko duartrokitje per lakuriqesi
Mbuloje trupin me mbulesen e meshires
E mos e gris e ta quash turpesi.

Mbuloje veten e kenaqe Krijuesin
Se ai do te fal shume shperblim
Mos u zhvesh per knaqesin e krijesave
Se keto gjera do te falin vetem trishtim.

Te krijoj Allahu ne menyren me te persosur
Si krijes qe sheh, flet dhe degjon
Qe ta jetosh jeten me nje trup te paster
E jo ta zhytesh ate ne prostitucion.

Ai ta dha syrin qe ta shiqosh te miren
Ai ta dha gjuhen qe ta flasesh te verteten
Ai te dha mend andaj mendo drejt
A e meriton qdokujt qe tja falesh vehten.

Mos e fal vehten per knaqesit e tjereve
Mos e zhyt veten neper ndytesi
Ai trup u kriju i paster nga Allahu
Dhe dishiron i paster Allahut me ju kthy.

Mos lejo te jesh kafshat per gjdokend
Se morali yt eshte vet jeta jote
Ai trup i njom deshiron qetesi
E jo te bredh rrugeve te errata te kesaj bote.
                  NËNËS

Nëna nuk të lindi që t’ia dhurosh vdekjen
Nëna nuk të rriti që t’ia rëndosh jetën,
Nëna s’të dha këshillat që rrugëve ti lesh
Por ta duash nënën e të gëzuar ta bësh.

Dije së nëna nuk jeton gjatë
Mos e ler të vëtme si qyqen e ngrat,
Qendroi pran derisa vdekja ta rrembën
Mos ta gjëjë të vëtme si t’mos ketë askënd.

Dashuria e nënës ndaj teje zgjat për jetë
Nuk është si zjarri në dimer që shuhet shpejt,
Është dashuri që del nga zemra e saj
Mos e përbuz nënën mos e bënë më vaj

Nësë ti nënës zemren i’a hidhëron
Drrita e Allahut kurr nuk të ndrriqon,
Do ta jetosh jetën në një ërrësir të pa fund
Rrugën e Allahut sdo ta gjesh askund.

Kur të mallkon nëna më zemrën e saj
Do të bredhësh rrugëve me lotë e më vaj,
Do të kërkosh vënd që kokën ta vësh
Prehërin e nënës kurr më zdo ta keshë.

Nëna do të shkoj në një vend të qetë
Atje ku paqja mbizotëron për jetë,
Do ta marr Allahu nënë hijen e Ti
Vonë do t’bjen ndërmend të nëna mu kthy.

Do të kërkosh ujë zjarrin n’shpirt ta shuash
Do të digjësh flak për nënën për jët do t’vuash,
Sdo ta gjesh më nënën që ujë të t’jep
Siq të dha dikur e t’këndoj në djep.

Dhëmbje do të ndjesh atëherë kur ta kuptosh,
N’këtë jetë nënën ç’don të thotë ta harrosh,
E di se do të vuash e kot do të mundohësh,
Së në këtë jetë kurr sdo të qetësohësh.

Kur një dit dhe ty do të trrokas vdekja
Do ta shohësh n’ktë jetë së q’ishte e vërteta
Do të dal shpirti me lotë duke qar,
Nga kjo jetë do të ikësh, si një mëkatar…
    NAMAZI

Kur une shkoj per namaz
Shkoj e madheshtuar
Per te mirat qe kam
Allahun me falenderuar.

Kur une e marr abdesin
Ndej qetesi ,
Kur une e fal namazin
Ndej deliresi…

E adhuroj Zotin tim
Dhe veq Atij i falem
E deri ne vdekje
Inshallah nuk do te ndalem.

Me zemren qe kam
Une bej deshmi
Se nuk ka Zot tjeter pos Allahut
Dhe qe Muhamedi eshte rob
dhe i derguari i Tij.

Kur perfundoje namazin
Ndjenje malle, mallengjim
Lotet me rrjedhin rreke,
Me qeteson libri i Zotit tim…
              SHPIRTI

Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë
Ah unë po ndahem, do të thotë një herë
Tre herë do thërrasë, i vdekuri i mjerë
Por ne se dëgjojmë, atë zë të prerë
Lutet dhe thotë, për Zotin e vërtetë
Ujin që të më lani të mos jetë i nxehtë
Se unë e kam trupin tash të dërrmuar
Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpëtuar
Kam dhimbje në trup, lehtë të më fërkoni
Shumë ju lutem, të mos më dërrmoni
Sikur ta dëgjonte, zërin njerëzia
Shpirt nuk do të mbetej, do vdiste gjithësia
Trupin e atij shpirti sikur ta vështrojë
Një melek i vjen, e do ta kuvendojë
Trupin tënd të vdekur, a e sheh i thotë
Vallë si jetove ti në atë botë
Obligimet që duheshin vallë a i praktikove
Apo me gjynahe, jetën ti e çove
Ia falim namazin pasi e ngrejmë
Në varr e mbulojmë, ikim dhe e lëmë vetëm
Ah njeriun e shkretë, me dhe e mbulojmë
Pa dyshim të gjithë atje do të shkojmë
Vëllezër të dashur, të gjithë ju po shkoni
Të gjithë ju po ikni, por mua mos më harroni
Ku është dashuria, që më parë kishit
Ku janë fjalët e ëmbla që ju flisnit
Babai im ku është, sa fort që më donte
Ku është dhe nëna që pa mua s’duronte
Një fëmijë të mos ishte, në derë do të dilte
Një natë të mos ishte, gjumë gjithë natën ajo s’kishte
Sa isha i gjallë, në jetën e shkuar
Me njerëz të mirë, rrija i nderuar
Në varrin e errët, ah ç’u futa unë
Trupin e kam të zhveshur, qefina kan unë
Asnjëri nga shokët si di hallet e mia
Si qenka kjo vdekja, se di njerëzia
Nga të gjithë të ligat na shpëto Ti Vetë
Në xhenetet e Tua na ndero përjetë.
Po troket muaji Ramazan

Hapuni dyert e kevtherit,
Moj zemër e bekueme prore,
Afro në muret e blerta të imanit,
Miliarda bukuri nën një fshehtësi…
Muaji i agjërimit,
I sofrave të bukura,
Muaji i bekimit,
I sexhdeve të shtuara…
Po troket muaji i Ramazanit,
Në dyert e thukta të imanit,
Kam frikë , nuk ftova asnjë në Islam,
Thotë me veten i tmerruri insan…
Fjalët e liga më nuk kanë vend,
Djajt si të humbur kërkojn strehë,
Po vjen cliruesi i shpirtit tim,
Ai që më ofron te All-llahu,
Në xhennetet e Tij…
Kam frikë o Zot ,
Ciltërsinë ma zbukuro,
Nuk dua të mbetem plagjiat e monstrum,
Se muaji i Ramazanit përtacisë i jep fund...
Po afrohen engjujt me duat e tyre,
Qiejt u hapën e mendja më rri tek Ti,
Të dua o Zot , nuk jetoj pa Ty,
Më mundëso xhennetin,
Nga dyert e agjëruesit...
Po troket muaji Ramazan,
E Irakun , Afganistatin e Cecenin ,
Palestinën , Somalinë e Pakistatin,
Po i gjenë në kthetrat e shkaut më të madhit armik...
Buzëqeshja

Buzëqeshja është lëmoshë-sadaka,
Pejgamberi, alejhi selam, kështu urdhëroi e tha.

Një buzëqeshje është lëmoshë-mirësi,
dhuroja me gëzim kujdo që e njeh ti.

Një buzëqeshje është sadaka-lëmoshë,
pranoje, dhuroje, kudo që të shkosh.

Një buzëqeshje është lëmoshë e çmuar,
buzëqesh-nëse do të jesh e lumtur, e gëzuar…
        VDEKJA

Ky rrëfim për një Njeri Mesatar na tregon,
I cili kundër planit të All-llahut vepron,
Po qe se në këtë figuroni,
Pendohuni dhe mos mëkatoni.

Ishte ora katër, herët në mëngjes
Kur vdekja trokiti në derë të dhomës së fjetjes,
" Kush është?", I fjeturi thirri,
"Më lejo brënda, jam Azraili."

Përnjëherë njeriu të dridhet filloi,
Djersitja nga ethet e vdekjes e mbuloi,
I briti gruas së tij të fjetur,
" Mos i lejo këtij të ma marrë jetën."

"O Engjëll I vdekjes, ti ik që këtu!
Ende nuk jam gati, më lër rehat mu
Prej meje e tërë familja ime pret
Të lutem kujtohu, edhe një rast ma jep!"

Engjëlli të trokasë në derë vazhdoi,
"Do të ta marr jetën pa dhembje"- ai shtoi,
" sepse shpirtin tënd All-llahu e kërkon,
E s’jam une ai që këtë e dëshiron."

I shastisur njeriu filloi me dënese,
"O Engjëll, aq shumë kam frikë të vdesë,
Do të bëhem robi yt, e do të të jap ar,
Mos më dërgo në të errëtin varr."

"Më lër brënda, o shok"-Engjëlli tha,
"Hape derën shpejt, nga shtrati ngrihu pra,
Po qe se ti nuk më lejon të hyj,
Nëpër mur si Xhinn, do të futem aty."

Njeriu armën në dorën e djathtë e mbante,
Qëllimin e engjëllit desh ta kundërshtonte,
"Armën drejt kokës tënde unë do ta zgjas,
Vetëm guxo e hyr, ne vend do të vras."

Engjëlli në dhomë tashmë kishte hyrë,
Duke thënë: "O shok, fatin e ke të nxirë,
Njeri I marrë, engjëlli kurrë s’vdes,
Hidhe poshtë armën dhe mos dënes."

"Përse frikësohesh, më trego o njeri,
Të vdesësh sipas planit të All-llahut ti?
Mos u bëj i zymtë, afrohu dhe buzëqesh
Gëzohu që prapë Atij po i kthehesh."

" O engjëll unë nga turpi lotoj,
S’kam pasur kohë fare All-llahun ta kujtoj,
Nga mëngjezi në muzg pasuri grumbulloja,
Madje as për shëndetin tim une nuk mendoja."

Urdhrave të All-llahut nuk ju binda fare,
Pesë here në ditë nuk u fala, pa pasur marre.
Ramazani vinte Ramazani shkonte,
Pa u penduar koha më kalonte."
Haxhi për mua gati u bë farz,
Po unë nuk desha paratë t’i jap,
Të gjitha bamirësite une i braktisa,
Duke marrë fajde, unë u katandisa."

"Disa herë pija ndonjë gëllenjkë verë,
Me gra flirtuese rrija përherë,
O engjëll! Prap po të lutem ty,
Ma fal jetën edhe për një vit a dy."

" Do t’u bindem të gjitha ligjeve të Kur’anit,
Qe nga dita e sotme do t’ia filloj namazit,
Agjërimin dhe Haxhxhin unë do t’i plotësoj,
Nga mendjemadhësia veten do ta largoj."

"Do të mbahem nga kamata e prapë,
Dhe tërë pasurinë në bamirësi do ta jap,
Verën dhe prostitutat pëgjithmonë do t’i harroj,
Njëjësinë e All-llahut unë do ta dëshmoj."

"Ne engjëjt urdhrat e All-llahut plotësojmë,
Kundër urdhrave të Tij nuk mund të veprojmë,
VDEKJA për të gjithë është urdhëruar,
Babanë, nënën, bijën, birin s’ka për t’i kaluar"

"Kam frikë se me kaq e pate,
Tani pëkujto të kaluarën tate,
Unë frikën tënde e kuptoj,por kot,
Sepse tash është bërë tepër vonë për lotë."

"Në këtë botë më shumë se dyzet vjet jetove,
Kurrë me njerëzit e tu ti nuk u pajtove,
Prinderit e tu kurrë nuk i dëgjoje,
Lypësit e uritur gjithmonë i largoje."

"Dy pasardhëset e tua nuk i deshe ti,
Në klubet e natës ato këndojnë tani,
Në vend që sa më shumë muslimanë të bësh,
Ti fëmijët e tu jomuslimanë do t’i lësh."

"Ezanin e muezzinit nuk deshe ta dëgjoje,
E as Kur’anin ti aspak s’e lexoje,
Gjithë jetën premtimet e dhëna i theve
Shoket i tradhëtove, ne armiq i ktheve."

"Nga të mirat e grumbulluara ti shumë kurseve,
E punëtorët e tu aspak nuk i shpërbleve,
Kuajt dhe letrat i kishe pushim,
Fitimin e parave, të vetmin gëzim."

"Haje vitamina gjithnjë duke u trashur,
Me të sëmurin kurrë të ulesh s’ke dashur,
As pike gjaku kurrë nuk dhe,
Që mund të shpëtonte ndonjë foshnje."

" O Njeri, të këqija ke bërë pra,
Si asnjë bleje prona të mëdha,
Kur fshatarët kërkonin ndihmë nga ti,
Ti s’kishe mëshirë, edhe vetë e di."

Parajsën për ty? Mendja nuk ma merr,
S’ka aspak dyshim, do të zhytesh në ferr,
Nuk ka kohë për ty as për tu penduar,
Do të ta marr shpirtin, për çka jam dërguar."

Përfundimi është i dhimbshëm në këtë vend,
Vërtet, nga frika njeriu u çmend,
Me një britmë u hodh nga shtrati,
Dhe aty për aty, i vdekur ra i ngrati.
PSE ZOTI NUK NA I PRANON LUTJET

E keni njohur All-llahun
Por s'iu keni pergjigjur
Fteses se Tij.

Pohoni se e doni
Pejgamberin e Zotit
Por,ndaj syneteve te tij
Tregoni mosperfillje.

E kendoni Kur'anin
Dhe studioni
Por simbas Tij
Nuk veproni

Jetoni duke u ushqyer
Nga bekimet e Zotit.
Por,jeni mosmirenjohes.

Thuani se shejtanin e keni armik.
Por nuk e luftoni.

E pranoni se Xhenneti
Vertete ekziston
Por,nuk po punoni,
Qe ate ta meritoni

E besoni se Xhehenemi
Verete ekziston
Por,nuk po perpiqeni
Nga ai te shpetoni

E dini se do te vdisni
Por,per vdekje
Nuk po beni pergatitje
Tere diten jeni te zene
Me marrite e te metat
E   te tjereve
Por,marrite e te metat e tuaja
Po i harroni.

Te dashurit tuaj
I keni varrosur
Dhe nga keto pasime
Nuk keni marr
Aspak mesime...!


{Shejh Ibrahim Ed'hemi]
{Perktheu:Mexhid Yvejsi}
Ta duash Pejgamberin a.s.



I etur ne mesnatë një dijetar,
largohet ne shpellë i vetëm ,
e kobshme është jeta
përballe çdo sfide moderniteti...

gjurmëve te te dashurit
tretem , zhytem , jehoje,
dashuria mbi ty ,
është melhem...

te pres ne buhara,
ne vendin e devotshmërisë,
si një solucion i frikshëm,
ne shekullin XXI.

eja te lutem ne dardani,
t`i kuvendojmë dy ndjenja,
pas dy dashurive,
drejte Krijuesit tim...

ta duash Pejgamberin a.s.
njeriun e mëshirës , dorën e drejtësisë,
është njëjte si hiri ne gjithësi,
flakje e vdekur e injorancës...

te pres te bjeshkët e nëmura,
t`i afrohem soditjes time ne ty ,
i dashuri im,
kam mall , kam brenge...

jam i vetëm si fëmije,
nene te lutem jam unë biri yt,
ne ditën e llogarisë,
je ti o i dashuri im ,
qe ndërmjetëson për n'xhennet..

ta duash Pejgamberin a.s.
nuk është lehte , por është burrëri,
një joshës i veprave te mira,
qe deri ne xhennet shpalos drejtësi...

                                                  PSE?

                                Pse Njerëzit në këtë jetë
                            Nuk e nderojne Ate qe I krijoi ata
                                        Me te vertet.

                          Pse nejrezit jane aq pa falenderues ,
                        Mos valle mendojne se ata jane sundues .
                              Ata munde te sundojne
                              Nje , dy , apo disa vjet.
                        Por vetem All-llahu Sundon perjete .

                            Ai me krijoi mua , Ai te krijoi ty,
                      Ai krijoi token , gjithcka qe shohin keta sy.
                              Njeriun si krijese ai e veqoi ,
                            Me shume te mira ate e nderoi .

                                Por perseri Ata nuk kuptojne
                        Te bejne deme edhe me tutje vazhdojne ,
                          Harrojne qe para Zotit do te japin llogari
          Harrojne boten tjeter qe vlen shume me shume se mbreteri.

                                                Pse ?
                                Kur njeriu te ben nje te mire
                                Shume here e falenderoni ,
                                  Po All-llahu qe ju krijoi
                                Mos vallë Atë e harroni !!!

                      Jo mos veproni keshtu O Musliman te nderuar
                              Mos e harroni ate qe ju ka krijuar
                      Sepse ai per falenderimin tone nuk ka nevoj ,
                              Por qellimi eshte ty që të sprovoj



                                                            Zana SHARKU
Allahu është NJË



Në këtë jetë të stërngarkuar
Për nevojën që ke për fe
Mos u lodh duke kërkuar
Nëse n’Zotin besim ke

Religjione shumë janë shfaqë
Në këtë botë po konkurojnë
Se janë të vërtet e të drejtë
Secila prej tyre pretendojnë

Nuk është e vështirë t’gjesh përgjigje
Ska nevojë për studjim shkencor
Pa asnjë shtyll ke qiellin mbi
Kjo e Zotit është mrekulli

All-llahu I madhë porosit
Çdo qenie që bartë shpirtë
Krijues i vërtetë, është vetëm një
Mos i përshkruani Atij asgjë

Këtë All-llahu ka kërkuar
Edhe nga Ademi a.s njeriu I parë
Që shok mos ti përshkruaj
Ta njehë All-llahun për Sundimtar.

Adnan Ameti -Kumanovë
Lot dhe buzëqeshje



Po të lus të më përgjigjesh lehtësisht,
Rishtazi po të lus, sinqerisht,
Le të më ndërprehet fryma, le të mos jem pastaj,
Në dashtë Zoti, amshohem, por mos qaj!

A shahet dashuria e zemrës, vallë?
A mund të gjej përgjigje apo kot po sorollatem vërdallë?
Sidoqoftë, unë të dua ty! Të kam për mall!
Ty të kam princeshë e unë jam, thjesht, një djalë!

Dashuruesi më i madh, thonë, gjithnjë humb më shumë!
Vërtet, fjala jote më erdhi si plum'!
Ç'të shtyri, vallë, të çelësh gojë?
Dashuroj për Allah! Dashuria – jo lojë!

A është shpërblim apo s'ke përgjigje?
O Allahu im, mos po më bëjnë sytë? Jam kah shoh valixhe!!!
Nga po ia mësyn, e dashur, e pyes sikur i sapolindur,
S'duroj dot më, më thotë, boll të kam pritur!

Ku shkon, i them, pse po merr këtë vendim?
Ika unë, më thotë, s'ka më vend për durim!
I lartësuar qoftë Allahu! Si del nga goja ky pohim?
Del, më thotë, se unë jam prore në zemërim!

Pse, vallë, po zemërohesh? Çfarë po të mungon?
Prezenca jote! Pse të tërën po më harron?
Nuk të harroj, i them, por me jetën po luftoj!
Paç rrugë të lehtë, më thotë, unë nuk të mbroj!

Allahu Ekber! Sikur frymëmarrja m'u lidh me litar!
Pse, vallë, gruaja e Handhales nuk tha asnjë fjalë???
E dha të vetin, po edhe ajo e kishte (flori) ar!!!
Shkoi i bekuari! Shkoi pa u larë...!

Allah i Madhëruar, fale këtë krijesë!
Shpirti i kënaqur arsyeton pa përtesë!
Po mundohem, e dashur! Po mundohem për tonën jetesë,
Që unë dhe ti të sigurojmë një banesë!

Në mos na dhënçin në këtë botë, ateherë në Ahiret!
Pasha Allahun, aty janë për ibret!
Konsideroje, oj sybukur, e merre si shërbet!
Mos harro asnjëherë: të dashurofsha përjet'...

Arsim JONUZI