Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, zotëriun e mbare njerëzimit!
Kjo është një ligjëratë e shkurtër mbi haxhin, vlerën, dobitë dhe diç nga dispozitat e tij.
Kur është obliguar haxhi?
Haxhi është obliguar ne vitin e nëntë pas hixhrit, ne vitin e delegacioneve, ne te cilin zbriti kaptina Ali Imran, ku nder te tjera qëndron:
" ولله على الناس حج البيت من استطاع إليه سبيلا
vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit". (Ajeti, 97)
Dispozita e haxhit
Është farz (obligim i detyruar), është njëra nga shtyllat e fesë. Përveç ajetit paraprak, qe na shërben si argument për këtë, po ashtu edhe hadithi vijues na shërben argument. Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
" بُني الإسلام على خمس : شهادة أن لا إله إلا الله وأن محمدا رسول الله وإقام الصلاة وإيتاء الزكاة والحج وصوم رمضان
Islami është ndërtuar mbi pese shtylla: Dëshmia se nuk meriton te adhurohet askush me te drejte përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, haxhi dhe agjërimi i Ramazanit". (Transmetim unanim)
Haxhi a është obligim i menjëhershëm?
Po, haxhi është obligim menjëherë si t'i bëhen njeriut mundësitë. Ajeti i lartpërmendur na shërben argument për këtë, por krahas tij kemi edhe këto argumente:
Ebu Hurejre transmeton:
" خطبنا رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال : " أيها الناس قد فرض الله عليكم الحج فحجوا
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam na mbajti një ligjëratë e tha: O ju njerëz! Allahu ua ka obliguar haxhin andaj kryejeni atë!". (Muslimi)
Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
Nxitoni për Haxh (e ka për qellim haxhin obligativ) ngase ju nuk dini se çfarë iu ndodhe".
Drejtimi juridik shafiit mendon se Haxhi nuk është obligim i menjehershem ngase Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e shtyri atë deri ne vitin e dhjete pas hixhrit, por këtë mendim nuk e kane pranuar te tjerët, dhe janë përgjigjur:
Ü Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam nuk e ka shtyre me shume haxhin se një vit ndërsa shafiitet mendojnë se ai mund te shtyhet ne fat te pacaktuar kohor.
Ü Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e pati për qellim pastrimin e Qabesë nga idhujt dhe "haxhilerët" lakuriq (jomusliman).
Ü Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam nga kryerja e haxhit e preokupuan ardhjet e shume delegacioneve ne Medine për ta pranuar Islamin.
Ü Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam i kishte zbritur urdhri për Haxh pasi qe koha e haxhit ne vitin e nëntë hixhrijj kishte kaluar kështu qe ai u detyrua ta shtyje atë deri ne vitin e ardhshëm. ([2])
Haxhi është obligim vetëm njëherë në jetë
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" خطبَنا رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال : " أيها الناس إن الله عز وجل قد فرض عليكم الحج فحجوا ، فقال رجل : أكلَّ عام يا رسول الله فسكت حتى قالها ثلاثاً، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم : لو قلتُ نعم لوجبت ولما استطعتم ، ثم قال : ذروني ما تركتكم فإنما هلك من كان قبلكم بكثرة سؤالهم واختلافهم على أنبيائهم فإذا أمرتكم بأمر فأتوا منه ما استطعتم وإذا نهيتكم عن شيء فدعوه
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam na mbajti një ligjëratë e tha: O ju njerëz! Allahu ua obligoi haxhin andaj kryejeni atë. Tha një njeri: A çdo vit o i dërguari i Allahut? Heshti derisa njeriu e përsëriti pyetjen tri here. Atëherë tha Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam: Po te them po juve iu obligohet ndërsa ju nuk keni mundësi ta bëni këtë. Pastaj tha: Lërmëni me këto qe ua kam lënë ngase ata qe ishin para jush u shkatërruan si shkak i pyetjeve te shumta te tyre dhe mospajtimeve me pejgamberët e tyre. Nëse iu urdhëroj me diç kryejeni sa te mundeni ndërsa kur t'iu ndaloj nga diç largohuni (tërësisht) prej saj ". (Muslimi)
Vlera
Për vlerën e haxhit janë rrëfyer argumente te shumta. Ja disa:
1.Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam u pyet:
" أي العمل أفضل ؟ فقال : إيمان بالله ورسوله ، قيل : ثم ماذا ؟ قال : الجهاد في سبيل الله ، قيل : ثم ماذا ؟ قال : حج مبرور
Cila vepër është me e mira? Tha: Besimi ne Allahun dhe ne te dërguarin e Tij. Pastaj cila? Tha: Xhihadi ne rrugën e Allahut. Pastaj cila: Tha: Haxhi i pranuar". (Buhariu dhe Muslimi)
Haxhi i pranuar i ka këto domethënie:
4 Te jete nga pasuria hallall,
4 Te largohet nga hipokrizia, mëkati dhe grindja gjate haxhit,
4 Ta kryeje haxhin sipas porosive te Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam,
4 Qe ta kryeje haxhin sinqerisht e jo për sy e faqe.
2. Ebu Hurejre transmeton se ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam duke thënë:
" مَن حجَّ لله فلم يرفث ولم يفسق رجع كيوم ولدته أمه
Kush kryen haxhin pa bere marrëdhënie seksuale dhe pa shkelur dispozitat e tij, ai kthehet (i pastër nga mëkatet) sikur atë dite kur e ka lindur nëna". (Buhariu dhe Muslimi)
3. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" العمرة إلى العمرة كفارة لما بينهما والحج المبرور ليس له جزاء إلا الجنة
Umreja deri ne umre shlyen mëkatet ndërmjet tyre ndërsa për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit". (Buhariu dhe Muslimi)
4. Transmeton Aisheja, nena e besimtareve se ajo ka thënë:
" قلتُ يا رسول الله : ألا نغزو ونجاهد معكم ؟ فقال : لكُنّ أحسن الجهاد وأجمله الحج حج مبرور ، فقالت عائشة : فلا أدع الحج بعد إذ سمعت هذا من رسول الله صلى الله عليه وسلم
Thashë: O i dërguari i Allahut! A te mos marrim pjese ne beteja dhe te luftojmë me ju? Tha: Xhihadi me i mire dhe me i bukur për ju eshte haxhi i pranuar. Aisheja tha: Kurrë me nuk do ta le haxhin pasi qe këtë e dëgjova prej te dërguarit te Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te". (Buhariu)
5. Amr b. Asi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" وأن الحج يهدم ما كان قبله …
Haxhi shkatërron mëkatet e mëparshme". (Muslimi)
6. Abdullah b. Mes'udi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
Kryejini haxhin dhe umren paralel ngase ato zhdukin varfërinë dhe mëkatet ashtu sikur gjyryku largon ndryshkun e hekurit, arit dhe argjendit, ndërsa për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit". ([3])
7. Ibni Omeri transmeton se Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" الغازي في سبيل الله والحاج والمعتمر وفد الله دعاهم فأجابوه وسألوه فأعطاهم
Luftëtari ne rrugën e Allahut, haxhiu dhe umrebërësi janë delegacion i Allahut; i ftoi dhe iu përgjigjën, e luten dhe ua plotësoi lutjen". ([4])
Dobitë e haxhit
Thotë Allahu i Madhëruar:
" ليشهدوا منافع لهم
(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre". (Haxh, 28)
Dobitë e haxhit janë edhe fetare por edhe dobi te kësaj bote.
Sa iu përket atyre fetare mund te përmendim: Arritja e kënaqësisë se Allahut, falja e te gjitha mëkateve, shpërblimi i madh për faljen e namazit ne Qabe qe llogaritet sa 100.000 namaze ne vende-xhami tjera, pastaj shpërblimi për Tavafin, Sa'jin, etj, qe nuk mund te arrihen përveçse ne këto vende.
Dobi tjera janë edhe takimi me muslimanët, njohja me gjendjen e tyre, takimi i dijetareve dhe përfitimi prej tyre, etj.
Ndërsa prej dobive qe kane te bëjnë me këtë bote janë: tregtia dhe te gjitha aspektet tjera te përfitimi, te cilat lidhen për haxhit.
Urtësitë e haxhit dhe ndikimi i tij ne shpirt
Ne kryerjen e riteve te Haxhit ka dobi dhe urtësi te shumta, dhe kush bekohet për kuptimin dhe veprimin sipas tyre, ai është bekuar për një te mire te madhe.
! Udhëtimi i njeriut për kryerjen e haxhit përkujton udhëtimin për tek Allahu ne Ahiret, dhe sikur qe ne udhëtim njeriu ndahet nga te dashurit dhe duhet te ketë furnizim qe e dërgon deri ne haxh, po kështu na jeta ndahet prej te afërmëve dhe duhet te beje vepra te mira për përgatitjen për këtë udhëtim. Thotë Allahu:
" وتزودوا فإن خير الزاد التقوى
Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria". (Bekare, 197)
! Sikur qe udhëtimi ne këtë bote është një lloj ndëshkimi, po ashtu edhe udhëtimi për ne boten tjetër është ndëshkim, madje edhe shume me i madh. Njeriu para vetes ka vdekjen, varrin, ringjalljen, llogarinë, peshoren, siratin e pastaj ose Xhennetin ose Xhehennemin. I lumtur është ai, qe e shpëtoi Allahu.
! Kur haxhiu vesh pelerinën e bardhe ai përkujton qefinin e tij, me te cilin do te mbështillet. Kjo fton ne lënien dhe braktisjen e mëkateve ngase sikur qe zhvishet nga rrobat e tij ai duhet te zhvishet po kështu nga mëkatet. Ai sikur qe vesh dy rroba te bardha te pastra po kështu edhe zemra dhe gjymtyrët e tij duhet te jene te pastra nga njollat e mëkateve.
! Kur te thotë njeriu ne mikat (vendi ku haxhiu vesh pelerinën dhe bën nijjetin): " لبيك اللهم لبيك (Lebejke Allahumme Lebbejke - Te përgjigjem o Allah te përgjigjem)", ai shpreh gatishmërinë e tij për t'iu përgjigjur Allahut, Zotit te tij dhe ai, assesi, me këtë përgjigje qe ia bën Allahut, nuk mendon te vazhdoje ne mëkate. Ai sikur thotë: Te përgjigjem o Zot dhe nuk shkel ndalesat Tua!
! Braktisja e gjerave te ndaluara gjate kohës sa është ne Ihram dhe përkujtimi i shpeshte i Allahut muslimanit ia përkujton gjendjen ne te cilën ai duhet te jete. Kjo është një lloj edukate për te dhe mësim i shpirtit me këtë gjë, qe duhet te jete rutine e tij. Ai e ushtron shpirtin e tij për t'i braktisur edhe gjerat e lejuara, te cilat Allahu ia ndaloi atij ne këtë vend ndërsa ia lejoi pas këtij vendi. Ai derisa mësohet t'iu largohet edhe gjerave te lejuara, gjithsesi se gjerave te ndaluara qe ndalohen si ne këtë vend po ashtu edhe ne vendet tjera dhe si ne kohe te haxhit po ashtu edhe ne kohe te tjera, do t'iu largohet madje me më shume lehtësi.
! Hyrja ne Qabe, e cila është bere strehim dhe siguri për njerëzit, muslimanit ia përkujton sigurinë qe do ta ketë ne Ditën e Kiametit. Ajo qe me se shumti njeriut ia garanton sigurinë është besimi i sinqerte ne Allahun dhe shmangia politeizmit apo çfarëdo forme te pabesimit. Thotë Allahu:
" الذين آمنوا ولم يلبسوا إيمانهم بظلم أولئك لهم الأمن وهم مهتدون
Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë". (En'am, 82)
! Puthja e gurit te zi (haxheru'l esvedit), qe shënon fillimin e kryerjeve te ritualit te haxhit, haxhiun e përgatit ne zbatimin e sunnetit-traditës se Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam dhe mos shkeljen e parimeve te fesë, vetëm pse mendja e tij nuk pranon me atë gjë. Ai e di-mësohet se çdo gjë qe e ka urdhëruar Allahu për njerëzit ka një urtësi dhe te mire.
Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, ne lidhje me puthjen e gurit te zi kishte thënë:
" إني أعلم أنك حجر لا تضر ولا تنفع ولولا أني رأيت النبي صلى الله عليه وسلم يقبِّلُك ما قبلتك
Unë e di se ti je guri, qe nuk bën dem dhe as dobi, por sikur te mos e shihja Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam duke te puthur nuk do te puthja". (Transmetim unanim)
! Gjate Tavafit (silljes rreth Qabese) njeriu përkujton babain e tij, Ibrahimin, alejhi's selam, i cili e ndërtoi Qaben dhe ftoi për vizitën e saj. Këtë shtëpi e vizituan Musai, Junusi, isai, Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam, madje edhe vuri bazat dhe parimet e shëndosha te vizitës se saj, te zhveshura nga çdo forme politeizmi.
! Pirja e ujit te Zemzemit njeriut ia përkujton begatitë e Allahut dhuruar njerëzve, te cilin e pine miliona njerëz prej mijëra vitesh dhe ende nuk është thare.
! Sa'ji (ecja e shpejte) ne mes Safasë dhe Merves haxhiut ia përkujton sprovimin e Haxheres, nënës se Ismailit dhe gruas se Ibrahimit, alejhimu's selam. Nëse kjo grua ka duruar dhe është strehuar tek Allahu gjate sprovës se saj andaj edhe njeriu, e sidomos mashkulli, duhet ta beje këtë. Burri përkujton përpjekjen e kësaj gruaje te ndershme e kështu i lehtësohet problemi, te cilin e vuan, ndërsa gruaja përkujton një paraardhëse te saj, te gjinisë se saj, dhe kështu behet me e forte ne përballimin e problemeve.
! Qëndrimi ne Arafat njeriut ia përkujton kallaballëkun e krijesave ne Ditën e Tubimit, dhe nëse haxhiu lodhet nga tollovia e me se shumti tre milion njerëzve atëherë si do te jete gjendja e tij ne ditën kur tubohen te gjitha krijesat e kësaj toke.
! Ne gjuajtjen e gurëve njeriu e mëson vetveten për adhurim absolute, ngase ai edhe nëse nuk e di urtësinë e hedhjes se gurëve dhe edhe nëse nuk mund t'i lidhe dispozitat për shkaqet e tyre (pse kjo kështu e ajo ashtu), ai megjithatë i kryen ato dhe kjo shpreh adhurimin absolute për Allahun e Madhëruar.
! Therja e Kurbanit njeriut ia përkujton ndodhinë historike te Ibrahimit me Ismalin, alejhima's selam, i cili shprehu gatishmërinë e tij për ta therur te birin, Ismailin, pas ëndrrës qe kishte pare. Kjo tregon se njeriun nuk duhet ta kap butësia apo dhembshuria e te mos e zbatoj urdhrin e Allahut. Kjo ndodhi historike poashtu njeriut ia mëson edhe gatishmërinë për t'iu përgjigjur urdhrit te Allahut siç beri Ismaili, alejhi's selam:
" يا أبت افعل ما تؤمر ستجدني إن شاء الله من الصابرين
O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!". (Saffat, 102)
! Kur haxhiu te lirohet nga Ihrami dhe i lejohen gjerat e ndaluara gjate ihramit, ai bindet për shpërblimin e durimit dhe se pas çdo vështirësie vie lehtësimi.
! Kur t'i kryeje dispozitat sipas parimeve fetare, atëherë ai e lut Allahun qe t'ia fale te gjitha mëkatet, siç ka premtuar Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
" مَن حج لله فلم يرفث ولم يفسق رجع كيوم ولدته أمه
Kush kryen haxhin për Allahun dhe nuk bën marrëdhënie seksuale (gjate kohës sa është ne Ihram) dhe nuk shkel dispozitat, kthehet (nga haxhi i pastër prej mëkateve) sikur atë dite kur e ka lindur nena". (Buhariu dhe Muslimi) Kjo për haxhiun hap një faqe te re te jete se tij, te pastër nga mëkatet dhe gjynahet.
! Kur te kthehet ne shtëpi dhe te takohet me familjen e te gëzohet shume, kjo ia përkujton gëzimin e madh qe do ta ketë kur te takohet me ta ne Xhennet. Ai me këtë bindet se humbje do te thotë humbja ne ahiret, siç thotë Allahu:
" قل إن الخاسرين الذين خسروا أنفسهم وأهليهم يوم القيامة ألا ذلك هو الخسران المبين
Thuaj: "Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë". (Zumer, 15)
E lusim Allahun qe ten a bekoje për adhurimin e Tij, për vizitën e shtëpisë se Tij dhe kryerjen e te gjitha urdhëresave tjera fetare.
Përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tone, Muhammedin, familjen dhe shokët!
Përshtati ne shqip: Sedat Gani islami
Burimi: http://www.islam-qa.com/
Falënderimi i takon Allahut Zotit të botërave, ndërsa paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjen e tij si dhe shokët e tij.
Vëlla musliman, falenderoju Allahut [subhanehu ve teala], i Cili ta zgjati jetën që të dëshmosh kalimin e ditëve dhe muajve. Pra, nëse ke mundësi, merr iniciativë për vizitën e shtëpisë së Allahut [subhanehu ve teala] qoftë ky obligim apo vepër vullnetare.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
"Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai i sigurt, Për hirë të All-llahut, vizita eshtëpisë (Qabes) ësht obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit." [Ali Imran, 97]
Poashtu Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Dhe kryeni Haxhin dhe Umrën për hirë të Allahut" [El-Bekare, 196]
"Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta." [El-Haxh, 27]
Vëlla musliman, Haxhi është një shtyllë prej pesë shtyllave të Islamit. I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Islami ndërtohet mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, vizita e Qabës si dhe agjërimi i Ramazanit." [Muttefekun alejhi]
I obligohet çdo muslimani që ta kryej Haxhin nëse ka mundësi para se të merr mëkat. Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Shpejtone Haxhin ngase askush prej jush nuk e din se çfarë do t'i paraqitet atij" (prej pengesave)." [transmeton Ahmedi]
Ndërsa transmetohet nga Abdurrahaman Sabit: "Kush vdes e nuk e ka kryer Haxhin, dhe nga kjo nuk e ka ndalur ndonjë sëmundje izoluese, apo mbret i padrejtë, apo ndonjë nevojë e dukshme, atëherë lë të vdes në cilëndo gjëndje: Jehudi apo krishterë!"
Kurse Omeri [radijallahu anhu] ka thënë: Kam dashur që t'i dërgoj disa njerëz tek këto qytete që të shiqojnë çdonjërin, i cili ka pasuri dhe nuk e kryen Haxhin, që t'ua caktojnë Xhezjen (tatimin) sepse ata nuk janë muslimanë... nuk janë musliman!" [transmeton Bajhekiu]
Pra, është obligim për ty vëlla musliman iniciativa dhe shpejtimi për kryerjen e këtij obligimi të rëndësishëm, sepse çështja është e lehtë, e për këtë falënderimi i takon Allahut. Mos të të habisin ty shpresat. Pyete vetën: Deri kur kështu duke e shtyer Haxhin për vitin tjetër? A thua, kush e di ku je ti në vitin tjetër, përmbi dhe apo nën dhe?! Mendo pak në gjendjen e gjyshërve se si e kryenin Haxhin në këmbë, e kështu ata udhëtonin muaj dhe netë të tëra për të arritur deri te shtëpia e lashtë (Qabja)!
Disa njerëz i pengon shejtani me disa arsye të dobëta. Kështu e sheh atë duke e shtyrë vit pas viti duke u arsyetuar me nxehtësinë e madhe si dhe me turmen e madhe që bëhët. E nëse është kështu pra thuaj: Kur është ditur ndonjëherë për ditët e Haxhit, të jetë e kundërta e kësaj?!
Vëlla musliman, vërtetë rëndësia e Haxhit është e madhe si dhe shpërblimi i tij është i begatshëm. Tek ai bashkohet adhurimi me trup dhe pasuri. E para është: Lodhja, mundimi, largimi nga familja, e dyta: Të hollat të cilat i shpenzon haxhiu për këtë.
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kush kryen Haxhin dhe në këtë kohë nuk i afrohet gruas e as nuk merr shkelë dispozitat e Sheriatit, kthehet (nga Haxhi) sikur ditën që e ka lindur nëna e tij." [Muttefekun alejhi]
Eshtë pyetur Pejgambri [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se cila është vepra me e mirë? Ai tha: Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, pastaj cila? Tha: Xhihadi në rrugën e Allahut: Pastaj cila? Tha: Haxhi i pranuar." [transmeton Buhariu]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka nxitur në shtimin e punëve të mira dhe vijimin e Haxhit dhe Umrës. Ka thënë: "Vijoni ndërmjet Haxhit dhe Umrës, sepse ato dyja ndalojnë varfërinë dhe mëkatet siç largon gjyryku i farkëtarit të këqijat e hekurit, arit dhe argjendit, dhe për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përpos xhennetit." [transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu]
Gjithashtu ka thënë: "Prej kryerjes së Umres deri te Umreja tjetër është shlyese e mëkateve që janë mes tyre. Kurse për Haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përpos xhennetit." [transmeton Muslimi]
O ti i cili ke vendosur të kryesh Haxhin, të përgëzoj me një ditë të madhe, në të cilën shuhen gabimet dhe falën mëkatet. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk ka ditë, të cilën Allahu e shpëton robin më së shumti nga zjarri se sa dita e Arafatit." [transmeton Muslimi]
Pra, uroje vetën tënde, rehatohu dhe përgaditu për takimin me Allahun [subhanehu ve teala], dhe shfrytëzoje kohën tënde në dobinë e së cilës të kthehet në botën tjetër. Mu ajo do të gëzojë ty ditën kur nuk bënë dobi pasuria e as të afërmit… ditën kur shpërndahen librat, e dridhen dhe ndryshohen zemrat, e i sheh njerëzit të dehur e ata nuk janë të dehur por dënimi i Allahut është i rëndë. Ndërsa disa të tjerë -me keqardhje- udhëtojnë në këto ditë dhe shpenzojnë pasuri, durojnë mundimet e kësaj shëtitje ose për turizëm dhe kështu e ndalon vetën nga kryerja e Haxhit dhe shpërblimi i tij.
Vëlla musliman, puno për këtë botë në përmasë të qëndrimit tënd në të, e edhe për botën tjetër gjithashtu! Mos jeto në shpresa, sepse vdekja është para teje, sëmundja po të troket kurse angazhimet të pasojnë gjithnjë. Mirëpo, largë nga e gjithë kjo, kërko ndihmë prej Allahut dhe mbështetju Atij dhe bëhu prej atyre, të cilët në këtë vit thonë: Lebbejke Allahumme lebbejke - Të përgjigjemi o Zoti ynë të përgjigjemi.
Ndërsa kujt nuk i mundëdohet Haxhi ai është siç ka thënë njëri prej selefëve: Kujt i ka kaluar qëndrimi në Arafat këtë vit, le të qëndrojë për Allahun në hakun e Tij, të cilin e njeh atë. Kush nuk ka mundur që të flej në Muzdelife, sajoje vendosmërinë tënde për punë të mira. Kush nuk mundet të arrijë në Mina, le të pres epshin e tij këtu. Kush nuk mund të arrijë te Qabeja ngase ai është larg prej atij le t'i drejtohet Zotit të Qabes sepse Ai është më afër atij që i lutet se sa damari i qafës.
O Allah ndihmona në përmendjen, falënderimin dhe adhurimin Tënd. Ndihmoju haxhive dhe atyre që kryejnë Umren, dhe na mundëso që të marrim pjesë në punët e mira!
Së fundi përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamidin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjen dhe shokët e tij.
Abdul Kasim El-Melik
Përktheu:
Abedin Haxhiaj
SURE .22. Haxh
1. O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.
2. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.
3. Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështjet rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.
4. Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij.
5. O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.
6. Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i Vërteti dhe se Ai i ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send.
7. Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t'i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).
8. E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos pasur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm.
9. Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t'i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t'i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t'ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).
10. Këtë, për shkak të asaj që bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve.
11. Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.
12. Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t'i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim.
13. Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t'i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).
14. Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t'i vejë në xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S'ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron.
15. Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe në tjetrën jetë, ai le të ngrihet me ndonjë mjet deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po e mllefos.
16. Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kur'anin) plot argumente të qarta, dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do.
17. Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kijametit midis atyre që ishin besimtarë (muslimanë) dhe atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë.
18. A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron.
19. Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valë mbi kokat e tyre.
20. Që me atë u shkrihet krejt ç'ka në barqet e tyre e edhe lëkurat.
21. Për ata janë edhe kamgjikët e hekurt.
22. Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): "Vuajeni dënimin me djegie!"
23. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendos në xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
24. Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.
25. S'ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t'ua shijuar një dënim të idhët.
26. Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.
27. Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.
28. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.
29. Pastaj le ta heqin papastërtinë e tyre, le t'i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.
30. Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur'an), pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.
31. Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.
32. Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.
33. Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbane) për një kohë të caktuar, e pastaj vendi i tyre është te shtëpia e lashtë.
34. Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.
35. Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka i furnizuam Ne.
36. E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t'u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës.
37. Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.
38. All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë.
39. Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejt, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve).
40. (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.
41. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.
42. Po edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
43. Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
44. Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në të keq).
45. E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkret e sa pallate të larta!
46. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.
47. Ata kërkojnë prej teje t'ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, si llogaritni ju.
48. Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është tek Unë.
49. Thuaj: "O ju njerëz, unë jam për t'ua tërhequr haptazi vërejtjen".
50. E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në xhennet).
51. Ndërsa, ata që u përpoqën t'i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë banues të xhehennemit.
52. Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që e hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe i rregullon çështjet.
53. E për ta bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangëta. S'ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.
54. E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'ani) është i vërtet prej Zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) të binden ndaj tij. E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.
55. Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur'anin), derisa t'u vijë kijameti befas ose t'u vijë dënimi i ditës së pafrytshme.
56. Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xhennete.
57. Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët kanë dënim me nënçmim.
58. E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t'i shpërblejë me shpërblimin më të mirë, e s'ka dyshim, All-llahu është më i miri shpërblyes.
59. Ata do t'i vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë.
60. Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.
61. Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (duke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët).
62. Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi.
63. A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.
64. Vetëm e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, All-llahu është Ai që s'ka nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi, i falënderuari.
65. A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipas dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bie në tokë pos nëse dëshiron Ai. S'ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj njerëzve.
66. Ai ua dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet, njeriu është përbuzës.
67. Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë.
68. E nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: "All-llahu di më së miri për këtë që ju po veproni.
69. All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që kundërshtoheshit".
70. A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë.
71. Ata (idhujtarët) adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë kurrfarë dije, pra për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
72. E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nuk besuan u vëren urrejtje. Gati iu vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: "A t'u tregoj për një më të keqe se kjo? Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan". Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë.
73. O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.
74. Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
75. All-llahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon e sheh.
76. Ai e di atë që e punuan më parë dhe atë që do ta punojnë më vonë ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm All-llahut.
77. O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.
78. Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.
HAXHI
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut (Subhanehu ue Teala), i Cili e bëri obligim Haxhxhin për ata të cilët kanë mundësi Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e tij Muhammedin (SalAllahu Alejhi ue Selem), familjen e tij, shokët e tij, dhe gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.
Me të vërtetë, Haxhxhi është bërë obligim për të gjith muslimanët të cilët kanë mundësi materiale dhe janë psiqikisht të shëndoshë. Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:
"E kryeni haxhxhin dhe umren për hir të All-llahut!"
[El-Bekare, 196]
"Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo."
[Ali Imran, 97)
Transmeton Ibn Omeri r.a se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:
"Është ngritur islami në pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka Zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Tij, falja e namazit, dhënja e zekatit, agjërimi i muajit të ramazanit dhe haxhxhi."
[Buhariu, Muslimi]
Haxhxhi është ibadet i cili përfshin të gjitha llojet e ibadeteve siç janë: ibadetet me zemër, me gjuhë, trup dhe pasuri.
Haxhxhi ka qenë obligim edhe për popullin e Ibrahimit a.s, kur Allahu [Xhele Shanuhu] e urdhëroi Ibrahimin që ta ndërtoj Qaben, dhe t’i thërret njerëzit për Haxhxh. All-llahu [Xhele Shanuhu] thotë:
"Dhe thirr ndër njerëz për Haxhxh, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin."
[El-Haxhxh, 27-28)
Me të vërtetë, Haxhxhi është një ibadet i mrekullueshëm dhe ka vlerë dhe dobi të madhe për njerëzit. Prej dobive është se, All-llahu ia falë mëkatet haxhxhiut, siç transmetohet se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:
"Ai i cili bënë Haxhxhin dhe nuk shanë, e as nuk shkakton polemikë (grindje), do të kthehet nga Haxhxhi sikur atë ditë kur e ka lindur nëna e tij."
[Buhariu, 2/209; Muslimi, 1350]
Gjithashtu ka thënë:
"Umreja deri në umren tjetër është shkaktar për shlyerjen e mëkateve që janë bërë mes tyre, gjithashtu Haxhxhi i pranuar nuk ka tjetër shpërblim përveç se Xhennetin."
[Buhariu, 1773; Muslimi, 1349]
Nga dobitë është edhe shikimi i mirësisë së All-llahut [Xhele Shanuhu], siç thotë All-llahu [Xhele Shanuhu]:
"(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre.." [El-Haxhxh, 28] Dobitë në Haxhxh janë të shumta, prej tyre: të përkujtuarit e All-llahut [Xhele Shanuhu] me tekbire, qëndrimi në Arafat, Muzdelife, hudhja e gurëve, tavafi, Safa dhe Merve, qëndrimi në Minne, prerja e kurbanave etj.
Nga mirësitë e Haxhxhit është edhe takimi i Muslimanëve nga anë e mbarë bota; në një kohë, në një vend, dhe me një qëllim të caktuar, i cili është të adhuruarit e All-llahut dhe përgjigjja ndaj ftesës së Tij për ta kryer Haxhxhin. All-llahu [Xhele Shanuhu] thotë:
"Nuk ka dyshim se ky Ummet (Vëllezëria, Ligji e Feja juaj, Besimi i Pastër Islam) është një fe dhe Unë jam Zoti juaj, kështu pra më adhuroni vetëm Mua."
[El-Enbija, 92]
Të gjithë i bashkon TEUHIDI, njëshmëria e All-llahut [Xhele Shanuhu]. Të gjithë duke i përsëritur fjalët:
"Leb-bejk All-llahum-me leb-bejk
[Të jemi përgjigjur o All-llah të jemi përgjigjur]
Leb-bejke la sherike leke lebejk
[të jemi përgjigjur o Ti i cili nuk ke shok
In-nel hamde, ve ni'mete leke, vel mulk, la sherike lek"
[me të vërtetë se falënderimet, mirësitë dhe sundimi të gjitha janë për Ty,
dhe nuk ka shok që i takon adhurimi përveç Teje.]
Muslimanit (i cili ka mundësi materiale) i obligohet që sa më parë t'a kryej këtë obligim, sepse nuk e din se kur do t'i vijë momenti i vdekjes. Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:
"Shpejtoni për në Haxhxh, sepse ju nuk e dini se qka do t'ju ndodh nesër."
[Ahmedi. Kurse shejh Albani ka thënë se ky hadith është hasen (Irva el-Galil, 990)]
Kurse ai i cili e vonon atë pa arsye, duke i pasur të gjitha mundësitë, ai ka bërë mëkat dhe duhet të pendohet tek All-llahu [Xhele Shanuhu].
E lusim All-llahun [Xhele Shanuhu] që të na e mundësoj kryerjen e Haxhxhit, kurse atyre që e kanë kryer apo do të shkojnë t'a kryejnë atë, e lusim All-llahun [Xhele Shanuhu] që t'ua pranojë Haxhxhin, dhe të kthehen në shtëpitë e tyre të pastërt nga mëkatet, sikur atë ditë kur i kanë lindur nënat e tyre.
Udhërrëfyesi i Haxhiut
Gjërat që duhet t´i veprojë haxhiu gjatë Haxhit "TEMETU"
KUSHTET (RUKNET) E HAXHIT
Ruknet e haxhit janë katër:
1 - Ihrami (nijeti)i hyrjes në haxh.
2 - Qëndrimi ne arafat.
3 - Tavafi i haxhit (ifade).
4 - Saji (ecja nga safaja ne Merveh shtatë here)
*Kush e le njeren nga keto rukne nuk i vlen (i plotësohet) haxhi derisa ta kryej ate.
VAXHIBET E HAXHIT
1 - Veshja e Ihramit nga Mikati.
2 - Qëndrimi ne Arafat deri ne mbremje.
3 - Kalimi i nates se dhjete (Bajramit) ne Muzdelife.
4 - Kalimi i nates se njembedhjete,dymbedhjete dhe trembedhjete ne Mina.
5 - Gjuajtja e guralecave.
6 - Rruarja apo shkurtimi i flokeve.
7 - Tavafi i lamtumires (vedaa)
* Kush e le njeren nga keto vaxhibe ai obligohet te prese Kurban dhe t´ua shpërndajë te varferve e te mos haje nga ai Kurban dhe haxhi i tij eshte i plote (vertete).
SUNETET E HAXHIT
1 - Pastrimi (Gusli) para hyrjes në Ihram.
2 - Te jetë Ihrami i tij i bardhe (per burra).
3 - Thenia e telbies dhe ngritja e zerit per burra, ndërsa grate e ulin zërin nëse jane ne prani te burrave.
4 - Kalimi i nates se nëntë (nata e Arafatit) ne Mina.
5 - Puthja e Gurit të zi.
6 - Zbulimi i krahut te djathte gjate Tavafit përshëndetës (Umres).
7 - Shpejtimi i hapave(ecjes) gjate tre rrotullimeve te para ne Tavafin përshëndetës (umres)
GJËRAT QE NDALOHEN GJATE-KRYERJES SE HAXHIT
Gjërat a ndaluara per gra e burra:
Heqja e flokeve dhe menjanimi i qimeve-nga trupi gjate kohës se Ihramit.
Prerja e thonjëve apo shkulja e tyre.
Përdorimi i erërave te mira (parfum) ne trup, lhram, apo ne ushqim.
Fejesa ose akti i marteses per mashkullin apo femren.
Te afruarit bashkeshortes me epsh.
Mardheniet seksuale, nen te hyne dy raste:
Rasti i pare: Te jete para lejimit te vogel (eshte kur haxhiu i kryen dy nga keto gjera: hedhja e guralecave diten e dhjete, rruarja apo shkurtimi I flokeve, prerja e kurbanit , tavafi dhe saji), ne kete rast haxhiut i prishet haxhi .
Rasti i dyte:Te jete pas lejimit te vogel,atehere haxhiut nuk i prishet haxhi, mirpo nevojitet te kompenzoj.
Gjuetia , marrja pjese apo te ndihmuarit ne te (duke treguar vendin e gjahut).
Veshja e dorezave dhe mbulimi i fytyres me perjashtim te femres kur gjindet ne mesin e burrave te huaj.
Fjalet e kota (sharja, ofendimi), thirrja e njeri tjetrit me Ilagape, thellimi ne diskutime dhe debate
GJERAT E NDALUARA PER BURRA NE VECANTI
1. Mbulimi i kokes me kapele apo dic tjeter, si dhe mbulimi i fytyres.
2. Veshja e rrobave te qepura si pantollonat, kemishat, corapet, etj...
GJERAT E NDALUARA PER GRATE NE VECANTI
Veshja e nikabit (peqe me te cilen mbulohet fytyra ka vrime vetem per syte) per arsye se kjo eshte prej vecorive te grave, kurse nese gjindet ne mesin e burrave te huaj e mbulon ate me dic tjeter .
Se pari veprat para dites se tete.
1. Hyrja ne ihram (nijeti) nga Mikati (vendi ku fillon haxhiu veprat e haxhit), nesegjindemi ne aeroplan, udheheqesi i udhetimit do te na informoje per kohen e arritjes ne Mikat. E bejme nijetin: "Lebejke Allahume umreten mutemetian ilel-haxh".
2. Tavafi pershendetes (i umres).
3. Sa'ji (ecja nga Safaja ne Merve).
4. Rruarja apo shkurtimi i flokeve
5. Heqja e ihrameve dhe qendrimi ne rroba deri ne diten e tete.
Ne diten e tete te dhul-hixhes i veshim ihramet nga vendqendrimi pastaj shkojme ne Mina dhe falim dreken, ikindin, akshamin, jacine dhe sabahun e dites se nente cdo namaz ne kohen e vete (namazet qe jane nga kater rekate shkurtohen ne dy).
VEPRAT E DITES SE NENTE (ARAFATIT)
1. Pas Iindjes se diellit drejtohemi per ne Arafat, e falim atje namazin e drekes dhe ikindise ne kohen e drekes (i bashkojme dy namazet me nje ezan dhe dy ikamete) dhe i shkurtojme (nga dy rekate).
2. Pasi te perendoj dielli drejtohemi per ne Muzdelife.
3. Menjehere pas arritjes ne Muzdelife falim namazin e akshamit dhe te jacise (gjithashtu i bashkojme) dhe namazin e jacise e shkurtojme dy rekate.;
4. I mbledhim shtate guralece per ti gjuajtur diten e se nesermes ne xhemretul-akabe (xhemreja e madhe), lejohet te mblidhen edhe ne Mina (madhesia e guralecave duhet te jete sa bizelja).
5. Naten e kalojme ne Muzdelife, e falim sabahun aty . Preferohet pas namazit te qendrojme ne ate vend deri ne agim dhe te bejme Iutje (dua).
Te dobteve dhe te moshuarve u lejohet teshkojne nga Muzdelifeja pas mesnates.
VEPRAT E DITES SE DHJETE
1 - Gjuajtja e shtate guralecave ne xhemren e madhe duke e shqipetuar tekbirin (ALLAHU EKBER) ne cdo gjuajtje.
2 - Prerja e kurbanit, (lejohet te vonohet deri ne perendim te diellit te dites se trembedhjete dhe nga ky obligim perjashtohen banoret e Mekkes).
3 - Rruarja e kokes ( kjo eshte me e mira sepse kete e ka preferuar i derguari i Allahut) ose shkurtimi i flokeve.
4 - Heqja e ihrameve dhe veshja e rrobave.
5 - Tavafi i haxhit (ifade).
6 - Sa'ji (ecja nga Safaja deri ne Merve).
VERE]T]E: Lejohet te behet Tavafi dhe Saj´i diten e neserme ose te bashkohet me Tavafin e lamtumires (Vedaa).
VEPRAT E DITES SE NJEMBEDH]ETE
1- Fjetja ne Mina naten e njembedhjete (eshte vaxhib).
2- Gjuajtja e guralecave duke filluar nga xhemrja e vogel, e mesmja dhe e madhja (ne cdo xhemre nga shtate gure, koha e gjuajtjes fillon pas namazit te drekes, gjate cdo gjuajtje themi tekbirin). Ne xhemren e vogel dhe te mesme i ngritim duarte dhe bejme lutje (dua) pas gjuajtjes, kurse ne te madhen nuk bejme dua (keshtu transmetohet nga i derguari i Allahut)
VEPRAT E DITES SE DYMBEDHJETE
1- Fjetja ne Mine naten e dymbedhjete (eshte vaxhib).
2- Gjuajtja e gureve (sikurse ne diten e njembedhjete).
VERE]T]E: Nese do haxhiu ta shpejtoje haxhin, obligohet te largohet nga Mina para perendimit te dites se dymbedhjete, te shkoje ne Mekke dhe te beje tavafin lamtumires (vedaa).
Kurse nese do te vonohet vepron si vijon
VEPRAT E DITES SE TREMBEDHJETE
1- Gjuajtja e guralecave (sic e cekem me lart).
2- Shkohet ne Mekke Per te bere tavafin lamtumires .
Nese haxhiu nuk e kryen tavafin lamtumires atehere obligohet qe te preje kurban per shkak se ky tavaf eshte vaxhib, (perjashtohet nga ky vaxhib gruaja me menstruacione apo lehone (me nifas).
VERE]T]E: Pas lejimit te vogel (eshte koha kur haxhiu i kryen dy nga keto vepra: hedhja e guralecave diten e dhjete, rruarja apo shkurtimi i flokeve, prerja e kurbanit, tavafi dhe sa'ji) i lejohen haxhiut te gjitha gjerat pervec mardhenieve seksuale. Kurse pas lejimit te madh, i lejohen edhe mardheniet.
RIKU]TIM: Ditet e haxhit jane dite te lutjes, leximit te Kuranit dhe thirrjes islame prandaj shfrytezoje kohen ne ate qe ka vlere dhe largoju debateve, diskutimeve dhe fjaleve te kota. Thote Allahu i Plotfuqishem:
" Haxhi eshte ne muajt e caktuar, e kush e ben (ia fillon te zbatoje) haxhin ne keta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk ben te merr neper kembe dispozitat e sheriatit, e as nuk duhet shkaktuar polemike (grindje)"