Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
“O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqert , hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me All-llahun dhe të dërguarin e Tij...” [Bekare: 278-279].
Kamata
Kamata në terminologjinë islame do të thotë shtesë mbi kapitalin pa ndërmjetësinë e shitblerjes, kurse përkufizimi më i njohur në librat e fikhut është: “Shtesë pasurore e kushtëzuar në marrëveshje, pa kompensim, gjatë këmbimit të një pasurie me një tjetër.”
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “E nëse pendoheni atëherë juve ju përket vetëm kapitali juaj...” [Bekare: 279].
Dispozita e kamatës në islam
Kamata përfaqëson fitimet më të pista, sepse ajo është e ndaluar në Legjislacionin Islam, duke e konsideruar atë që e lejon prej grupit të jobesimtarëve, me argument fjalën e All-llahut [xh.sh]: “All-llahu nuk e do asnjë jobesimtarë mekatarë.” [Bekare: 276].
Islami e ka ndaluar kamatën në të gjitha llojet, format dhe ngjyrat e saj, sepse ajo përbën një fitim të pisët dhe pasuri të ndaluar, pasuri të cilën të pasurit kamatëdhënës (apo kreditorët) e marrin nga të varfërit nevojtarë pa të drejtë, pa mundim dhe pa punë. Kamata është e ndaluar në Kuran, Sunnet dhe sipas ixhmait të të gjithë dijetarëve.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqert , hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me All-llahun dhe të dërguarin e Tij...” [Bekare: 278-279].
Pra, aq i madh dhe aq i shëmtuar është mëkati i kamatës, saqë ai i cili merr pjesë në transakcionet me kamatë i ka shpallur luftë All-llahut dhe Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. E kush është ai i cili mund ta fitojë luftën kundër All-llahut? Pra, çdokush që punon me kamatë konsiderohet në luftë kundër All-llahut, gjë që tregon se do të dënohet në xhehennem dhe tregon se kamata është mëkat shumë shumë i madh.
Për ta potencuar edhe më shumë shëmtinë e këtij mëkati, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kamata i ka 73 porta, më e lehta është sikur ai njeri të bëjë marrëdhënie me nënën e tij...” [Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi].
Poashtu All-llahu i Madhërishëm thotë: “Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: “Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata”! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë jobesimtarë mëkatar.” [Bekare: 275-276].
Në këto dy ajete All-llahu, subhanehu ve teala, na tregon se ngrënësit e kamatës janë të ngjashëm me të çmendurit e xhindosur, pastaj ua zhvlerëson argumentimin e tyre se kinse kamata është njejtë me gjërat tjera si shitblerja duke u thënë se shitblerjen All-llahu e lejoi mirëpo kamatën e ndaloi, pastaj All-llahu tregon se ai i cili e ndërpret kamatën dhe pendohet Ai do t’ia falë, e ai që edhe pas kësaj nuk pendohet dhe vazhdon me kamatë, All-llahu i kërcënohet me dënim të përjetshëm në xhehennem. Dhe në fund All-llahu tregon se nga kamata nuk ka bereqet, po ai haram gjithësesi do të zhduket dhe nuk do të ketë bereqet në të.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Do të vijë një kohë për njerëzit ku do të hanë kamatën.” Ebu Hurejra pyeti: “A të gjithë njerëzit?” Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Ai që nuk do të hajë prej tyre do të marrë prej pluhurit të saj.” [Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe].
Ajo që vihet re sot është se çdo fjalë prej fjalëve të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tingëllon reale dhe tregon madhështinë dhe vërtetësinë e mesazhit të tij, sepse ai nuk flet nga vetvetja, po është shpallje nga All-llahu.
Transaksionet me kamatë janë përhapur shumë e nuk ka shpëtuar prej saj vetëm se ai që e ka mëshiruar All-llahu, xhel-le sha'nunu. Ai që konsumon kamatën do të dridhet ashtu siç dridhet ai që është prekur nga shejtani, dhe kjo është lodhja, stresi dhe jostabilizimi i sotëm. Shpërblimi është sipas punës, për shkak të neglizhencës sonë dhe prishjes së potencialeve tona…
Pa dyshim se rrjeti i kamatës sot po e rrjepë njerëzimin. Ky sistem kamate sot ka bërë që në kohët tona ta përqëndrojë pushtetin e vërtetë në duart e një grupi njerëzish që nuk kanë aspak mëshirë për njerëzimin, po që e shikojnë vetëm interesin e tyre dhe mundohen t’i rrjepin njerëzit.
Shtetet janë borxhli të këtyre njerëzve, borxhe me kamata aq të larta, saqë shteti nuk ka mundësi ta paguajë as kamatën, e mos të folim për borxhin. Në këtë mënyrë shteti shkatërrohet ekonomikisht dhe bëhet rob i këtyre njerëzve. Ata e udhëheqin politikën e atij shteti, ata vendosin për luftë apo për paqe, krejt këtë duke u bazuar në grykësinë e tyre dhe duke mos pasur aspak mëshirë për të varfërit.
Urtësia në ndalimin e kamatës. Urtësia e parë në ndalimin e një gjëje është sprovimi që All-llahu ua bën robërve të Tij, që ta sheh se a janë të dëgjueshëm apo jo? All-llahu e ka ndaluar kamatë dhe ai është i Urti.
Argumentet e ndalimit të kamatës janë në Kuran, Sunnet dhe Ixhma, andaj duhet të jemi të prerë në ndalimin e kamatës edhe nëse nuk i dimë të gjitha urtësitë e ndalimit të saj.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” [Ahzab: 36].
Sidoqoftë, do t’i përmendim disa prej efekteve negative të kamatës:
1. Kundërshtimi i All-llahut në vendimin e Tij, andaj ai që e bën këtë i nënshtrohet hidhërimit dhe dënimit të All-llahut.
2. Shkakton prishje të ndjesisë dhe mirëkuptimit njerëzor, sepse qëllim kryesor bëhet grumbullimi i pasurisë në kurriz të të varfurve. Sa e sa njerëzve u janë rrëmbyer shtëpiat për shkakë të kamatës, sa e sa fëmijë kanë mbetur pa kulm mbi krye për shkak të kamatës.
3. Shkakton urrejtje ndërnjerëzore, të varfërit i urrejnë të pasurit.
4. Shkakton dëshpërim në shpirtin e të varfërve dhe e rrit hendekun ndërmjet atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë, kurse islami na e mëson të kundërtën e kësaj, nëpërmjet zekatit dhe sadakasë.
5. Shkakton që pasuria të grumbullohet në duart e disa personave, qëllimi kryesor i të cilëve është interesi i tyre personal. Kështu shtetet dhe shtetasit bëhen robër të tyre. Njëri prej tyre ka thënë: “Ma jepni sistemin bankar të një shteti, pastaj zgjidheni kryetar kë të doni.” D.m.th. politika e atij shteti do të jetë në dorën time. …
6. Shumë ekonomistë bashkohorë e kundërshtojnë kamatën dhe tregojnë për dëmet e saj në ekonominë e një shteti, bile dëmet e saj reflektohen edhe te populli, në formë të taksave dhe çmimeve të larta.
7. Kamata shkaktoi që kapitalistët ta ndienin veten zot, kurse punëtorët të ndihen si robër, i bëri pasuritë e popullit plaçkë për shtetet kapitaliste, të cilat i përdorën për prodhim të armëve, për luftë dhe shkatërrime.
Zgjidhja islame
Tash do të flasim mbi zgjidhjen islame, e cila zgjidhje padyshim se është në dobinë e të gjithëve.
Islami i ka dhënë hapësirë kapitalit që të shfrytëzohet në tregëti me afat të gjatë ashtu siç ka lejuar përzierjen e tij me punën, duke ndarë me të fitimet dhe humbjet. Prej këtu legjislacioni evropian gjatë zhvillimit të tij mori idenë e ngritjes së shoqërisë aksionare, të cilat ishin fara e zhvillimit mbi të cilat ngrihen bazat e prodhimit dhe transaksioneve në ekonominë bashkohore.
Si dihet, e ndaluara është e qartë dhe e lejuara është gjithashtu e qartë, e nuk do të ketë shpëtim vetëm nëse mësojmë prej thënies së All-llahut, subhanehu ve teala: “... e nëse pendoheni, atëherë juve ju përket vetëm kapitali juaj, kështu nuk bëni dhe nuk ju bëhet padrejtësi.” [Bekare: 279]
Bankat islame
Mësuam se kreditimi dhe marrja e kredisë me kamatë është vepër e ndaluar, të cilën nuk e bën të lejueshme as edhe nevoja. Këtu lind nevoja e korigjimit të funksionimit të kapitalit, duke e përshtatur me Legjislacionin Islam. Kështu lindi ideja e bankave islame, ngritja e të cilave përfaqëson vetëm se një hap mbi rrugë në krahasim me hapat tjerë për ngritjen e sistemit ekonomik islam në formën e tij më të plotë, kur dihet se sistemi bankar konsiderohet boshti i të gjithë aktivitetit ekonomik.
Objektivat e bankave islame
Bankat islame, për dallim nga ato tjerat, ngrihen mbi parimin e mosndarjes midis anës materiale, njerëzore dhe natyrës humane. Objektivat kryesore të bankave islame janë:
1- Përputhja e veprimeve të saja bankare me dispozitat islame, duke siguruar kështu alternativën islame për çdo veprim. Kjo nuk realizohet vetëm nëse banka islame pastron veprimet e saja nga çdo gjë e ndaluar dhe hap i parë në këtë drejtim do të jetë shpëtimi i muslimanëve nga këneta e kamatës, nga kjo e keqe për të cilën All-llahu i ka shpallur luftë atyre që përzihen në të, e më pas sigurimi i fitimit hallall, vënia e pasurisë në shërbim të muslimanëve e shoqërive të tyre nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të lejuara.
2- Zhvillimi i ndërgjegjes së kursimit, nxitja e investimeve dhe ndalimi i bllokimit të pasurive, sepse banka islame ka për qëllim mbledhjen e kursimeve të muslimanëve në të gjithë botën dhe orientimi i tyre në atë mënyrë që realizon dobi për vendet islame. Padyshim se lënia e parave në bankat islame i ndalon muslimanët nga bërja e gjynaheve duke i lënë paratë në banka tjera, të cilat punojnë me kamatë dhe të cilat i shfrytëzojnë këto para për politikat e tyre të cilat janë në kundërshtim me interesat e muslimanëve.
3- Paraqitja e metodave të reja të financimit dhe investimit, të cilat janë në përputhje me islamin, në formë të partneritetit të plotë, i cili rrjedh nga bashkimi i kapitalit, punës dhe ndarjes së fitimit dhe humbjes. Nuk ka dyshim se të gjitha të ardhurat nga projektet me partneritet, janë më të larta se të ardhurat e realizuara nga kamata.
Format e financimit tek Bankat islame
Format e financimit tek bankat islame burojnë nga Legjislacioni Islam, i cili ndalon marrjen dhe dhënien e kamatës. Do t’i përmendim disa prej këtyre formave:
1- Mudarebeja (bashkimi i kapitalit me punën).
Te kamata, dhënësi i kamatës është në fitim të sigurtë, kurse ai që e merr kamatën i nënshtrohet edhe punës edhe rrezikut të humbjes. Kurse Mudarebeja është bashkimi i kapitalit të njërës palë me punën e palës tjetër, duke e ndarë fitimin dhe humbjen. Fitimi ndahet në bazë të një përqindjeje të caktuar më parë.
2- el-Anan (partneriteti me kapital të përbashkët)
Partneriteti i quajtur el-Anan është një marrëveshje midis dy apo më shumë partnerëve për të bërë biznes me kapitalin e tyre të përbashkët, me kusht që fitimi të ndahet midis tyre sipas një përqindjeje të përcaktuar. Dallimi mes kësaj dhe Mudarebesë është se te Mudarebeja kemi kapitalin te njëra palë dhe punën te pala tjetër, kurse në këtë rast kapitali dhe puna janë nga të dy palët.
Poashtu ka edhe shumë forma tjera, të cilat nuk do t’i cekim këtu. Qëllimi është të tregojmë se kamata është rreptësisht e ndaluar dhe se ne si musliman duhet të organizohemi që ta bëjmë biznesin tonë në mënyrë hallall. Bankat islame ekzistojnë nëpër shumë vende islame, po bile edhe në shumë vende perëndimore, si shkak i kërkesës së muslimanëve.
Lusim All-llahun të na udhëzojë në rrugën e drejtë dhe të na largojë nga fitimi me haram.
Omer Islami,
23.2.2007
Kamata, tatim ndaj shejtanit
Kur shejtani mohoi krijesën e quajtur njeri, ai u përbetua se deri në fund të njerëzimit do ta kthejë në rrugën e tij dhe do ta largoj nga Krijuesi.Po s`ka dyshim se besimtari i devotshëm nuk bie në intrigat e tij.Mirëpo metodat për rënien tonë në duart e shejtanit janë të shumta.E njëra prej tyre është edhe tatimi i jonë i dhënë shejtanit ose më mirë thënë kamata.[1]Në ekonominë islame ka dy cështje kryesore që duhet studiuar, analizuar dhe sqaruar në të gjitha aspektet.Këto janë dy cështje kontradiktore.Njëra është e aspektit pozitiv, kurse tjetra e aspektit negativ.Njëra u takon obligimeve islame, madje pesë shtyllave të tij themelore, kurse tjetra u takon gjërave rreptësitë të ndaluara në Islam, madje shtatë mëkateve më të mëdha.Cështja e parë është zekati, ndërkaq e dyta është kamata.Për atë , kush e mohon domosdoshmërinë e të parës dhe ndalueshmërinë e së dytës, me konsensusin e dijetarëve është mosbesimtar-renegat.
Ndërsa si objekt analize e këtij punimi është pjese negative e cila studiohet nga ekonomia islame, kamata.Kamata është një element i cili haset në shoqëritë e lashta njerëzore dhe mund të themi se kulminacionin e saj e ka arritur në kohën në të cilën edhe po frymojmë.[2]Aristoteli e ka trajtuar kamatën në librin e tij të njohur “Politika”, duke e bërë dallimin midis dy llojeve të fitimit.Njëri prej tyre ka për qëllim realizimin e nevojave reale të individit, kurse tjetri ka për qëllim kryesor shtimin e pasurive dhe investimet e tyre deri në pafundësi.Ky është ai fitimi i poshtër dhe i paligjshëm....Kurse është interesante të theksojmë se Platoni nëncmon kamatën në librin e tij “Ligji”dhe ndalon praktikimin e saj duke thënë:...”nuk i lejohet personit të jap borxh me kamatë.”
Ky është një vështrim i dy filozofëve të njohur të njerëzimit të cilët kontribuan mjaft në lëminë e tyre.Njëri ishte mendim se duhet pranuar kamata dhe ndarja e fitimit.D.m.th. kamata llogaritet fitim dhe si i tillë është i lejuar sipas Aristotelit, dhe mendimi tjetër i cili rreptësisht ndalon atë është mendimi i një filozofi mjaft të njohur në shoqëri Platonit.Ky është aspekt i përgjithshëm dhe mjaft modest.Ndërsa sa i përket feve ato ndalojnë rreptësisht marrjen e kamatës dhe shfrytëzimin e saj.Po citojmë disa thënie nga librat e tyre sa për të sjellë një masë të qëndrueshme argumentimi.
[3]“Dhe nëse u jepni hua atyre që shpresoni t`ua kthejnë, cfarë merite do të keni nga kjo?Edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve . që t`u kthehet aq sa dhanë.Por ju t`i doni armiqt tuaj , bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë...”Pra edhe fetë tjera dënojnë dhe inicojnë kah mirësia dhe jo ligësia e shejtanit.Shkurtimisht folëm rreth e qark kamatës dhe shoqërisë së lashtë njerëzore, edhe pse shumica e njerëzve e kanë aprovuar nëpër shekuj dhe ende atë e aprovojnë , dëmet e saj janë shumë të mëdha për njerëzimin dhe shoqërinë në tokë.Edhe pse janë të mëdha, njerëzit prapë vazhdojnë me atë dhe nuk ndalen dot, pasiqë janë bërë të varur prej shejtanit dhe kanë harruar Krijuesin e shejtanit dhe njeriut.Islami është ajo fe e cila gjeti zgjidhje edhe për këtë problem si për gjitha problemet e lindura në shoqërinë njerëzore.Ne vetëmse duhet të aprovojmë rregullat e Islamit dhe t`i përmbahemi parimeve të tij.Nëse e arrijme të bëjmë këtë atëhere ne nuk do të kemi problem me asnjë fenomen në shoqëri.[4]Kamata para islamit kishte efektet e saja të këqija dhe shkatërrimtare.Megjithëatë, këto pikëpamje të deformuara e të shëmtuara të shfaqura nga fytyra e saj e ngrysur, që të gjitha këto nuk kishin dalur në pah në shoqërinë paraislame sic vërehen sot dhe sic janë shpalosur në botën aktuale.[5]Fjala kamatë vjen nga fjala “Erba”, kur dikush i shton dikujt dicka tjetër, ose vjen nga fjala “Rebua” që do të thotë një vend i ngritur për shkak të fryerjes së tij të tepërt që e bënë të dallohet nga vendet tjera.Thotë All-llahu xh.sh. në kur`an:[6]”All-llahu e zhduk kamatën dhe shton lëmoshat”.
[7]Nga Ibn Mes`udi transmetohet se ka thënë:” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e ka mallkuar shfrytëzuesin e kamatës dhe dhënësin e saj.”
Këto janë vetëm se një pjesë e vogël ku urdhërohet ndalimi i saj , se përndryshe ka shumë ajete kur`anore që janë strikte në këtë drejtim dhe shumë thënie të Profetit tonë që insistojnë në këtë lëmi.Është me rëndësi të dihet se kamata hynë në grupën e shtatë mëkateve të mëdha.Ndërsa shkaku kryesor për mëkatim është vet shejtani i cili luan me ndjenjat tona.Ne lirisht edhe mund të konstatojmë se me jetësimin e kamatës ne vetëmse i plotësojmë një ëndërr dhe dëshirë vet shejtanit, ndërsa plotësimi i një ëndërre dhe dëshire në një vend jo të duhur sjellë pasoja të papërballueshme për individin dhe shoqërinë.E vecanërisht kur është në pyetje shejtani i cili mohoi urdhërin e All-llahut dhe u përbetua para Tij se do ta devijoj shoqërinë njerëzore me mish e me shpirt deri në momentin e fundit të ekzistencës njerëzore.[8]Me ndalimin e kamatës Islami mbron interesin njerëzor, moralin , shoqërinë dhe ekonominë në përgjithësi.Dijetarët islam i kanë analizuar arsyet dhe urtësinë e ndalimit të kamatës me argumente të shëndosha , të cilat edhe zbulimet shkencore i kanë konfirmuar, madje edhe kanë shtuar mendime të reja.
Kamata ka mjaft pasoja në shoqëri të cilat janë të shumta dhe shumdimenzionale.Ato janë probleme të thella dhe serioze të cilat vecant kërkojnë analizë, studim, zgjidhje dhe alternativa të reja nga dalja e tyre.Ne mund të vërtetojmë se përmes kamatës:
1.Njerëzit bëhen të varfur, njerëzit që japin të holla me kamatë ato shtojnë pasurinë e tyre dhe implikojnë mundësi të reja në treg.Stimulojnë monopolin dhe në këtë mënyrë kanë zgjatur duart e tyre të fëlliqta edhe te cmimet të cilat i paguan qytetari i thjesht.Dhe në këtë mënyrë ai edhe më shumë varfërohet.
2.Shtetet bëhen të varfur, përmes marrjes së kredive nga shtetet tjera ato hyjnë borxhe në shuma të mëdha dhe në këtë mënyrë e kanë shumë vështirë të pavarësohen.Shkaku kryesor i kësaj nuk janë vetëmse shumat e marra hua, por shkak tjetër dhe themelor janë edhe kamatat e mëdha të cilat i vendosin shtetet e fuqishme ekonomikisht me qëllim që t`i kenë nën kontroll pjesën tjetër të botës.
3.Humb ndjenja e mbrojtes së atdheut, shteti amë duke u futur në borxhe të thella , ai nuk ka mundësi që qytetarëve të saj t`u ofroj zgjidhje dhe shërbime adekuate për nevojat e tyre.Kështu një pjesë të madhe të barrës së rëndë ekonomike të shtetit e bartë edhe individi i cili detyrohet nga shteti të paguaj tatime shtes të mallrave të ndryshëm ushqimor me qëllim që shteti të arrijë një masë stabilizimi.Në këtë mënyrë humbet ndjenja e mbrojtes së atëdheut nga stuhitë e errëta të kohës.
4.Humbin shpresat për jetë, ato të cilët nuk kanë patur fatin të kenë vendbanim të përkohshëm në rruzullin tokë, pasiqë vendbanimi i përhershëm është në ahiret, detyrohen të marrin kredi që për një periudhë ta kthejnë atë.I shkreti njeri tërë jetën e tij punon për ta paguar shtëpinë e tij të marrur me kredi dhe me një shumë plus të parregullt që kënaq oreksin e shejtanit.
Këto janë vetëm disa prej pasojave të shumta të kamatës që argumentojnë ndalimin e saj.Të shpresojmë se e ardhmja do të jetë në favor të sadakasë dhe zekatit dhe në disfavor të kamatës dhe metodave jotëlejuara ekonomike.Të All-llahut jemi dhe te Ai edhe do të kthehemi.
Hamdi Nuhiju
Kumanovë
Si mund ta njohim kamatën?
Kejl: Kejl quhet ena me të cilën matej masa dhe volumi i mallit nëse ai ishte i përshtatshëm për tu matur me masë, siç është gruri, elbi, hurmat etj. Kejli ndryshon nga pesha për faktin pesha shërben për të matur rëndesën e sendeve dhe jo volumin e tyre.
Që një mall të bëjë pjesë në mallrat e kamatës, ai duhet të jetë ose ushqim, ose vlerë (si arë, argjend, lekë, dollar etj.). Asnjë mall tjetër që nuk i ka këto tipare nuk bën pjesë në mallrat e kamatës dhe mund të këmbehet pa asnjë problem.
a)-Grupi i ushqimeve
Lloji:
1-Gruri 2-elbi 3-hurmat 4--kripa
Shaku i kamatës:
Matja e masës së tyre me Kejl, ushqime të përditshme dhe magazinimi i tyre.
b)-Grupi i vlerave
Lloji:
1-Ari 2-Argjëndi ose 1-Leku 2-Dollari
Shkaku i kamatës:
Vlera monetare
Rasti i parë: Këmbimi midis një lloji dhe të një grupi të vetëm, që do të thotë se janë të njëjtë në lloj dhe në shkak. P.sh: Ari me arin, ose leku me lekun, dollari me dollari ose gruri me grurin.Në këtë rast ndalohet vonesa në këmbim dhe shtesa në peshë njëkohësisht, që do të thotë se ndalohen dy lloje kamatash njëherësh, ajo e vonesë dhe ajo e shtesës. Pra nuk lejohet këmbimi i 20 lekë me 25lekë ose 2 dolarë me 3 dollarë, gjithashtu këmbimi duhet bërë dorë më dorë në vënd pa u ndarë nga njëri-tjetri. Gjithashtu lejohet këmbimi i 1 portokalli me 2 potokalle ose 2 vezë me 4 vezë, për arsye se ato shiten me numër dhe jo me kejl, ose p.sh: 4 kg mollë me 10 kg mollë jo dorë më dorë sepse molla nuk magazinohet në origjë por konsumohet në vënd.
Rasti i dytë: Këmbimi midis dy llojeve të ndryshme të të njëjtit grup, p.sh: Ari me argjëndin, ose leku me dollarin, ose ari me lekun, ose gruri me elbin. Në këtë rast lejohet shtesa por nuk lejohet vonesa, që do të thotë se mund të këmbehen me diferncë në Kejl apo vlerë. Psh: Lejohet këmbimi i 3000 lekë me 20 dollarë, ose 2 kelj elb me 4 kejl grurë, por me kusht që ky këmbim të kryhet dorë më dorë.
Rasti i tretë: Këmbimi midis dy grupeve të ndryshëm dhe llojeve të ndryshëm, p.sh: Ari me grurë, ose dollari me elb, ose leku me kripë, ose argjënndi me kripë. Në këtë rast lejohet vonesa gjithashtu edhe shtesa në peshë apo Kejl, p.sh: 30 lekë me 5 kg kripë jo në vënd por pas një viti, ose pas një muaji jo dorë më dorë.
Rasti i katërt: Këmbimi i mallrave që nuk kanë karakterisrikat e tipeve të lartpërmendur. Këto mallra nuk janë mallra kamate dhe mund të këmbehen pa asjnë problem siç jnë rrobat ose librat të cilat as nuk janë ushqim dhe as vlerë monetare.
Genc Plumbi
Kamata, sëmundje e rëndë shoqërore
{ الذين يأكلون الربوا لا يقومون إلا كما يقوم الذى يتخبطه الشيطان من المسّ ذلك بأنهم قالوا إنما البيع مثل الربوا و أحل اللـه البيـع و حرم الربوا فمن جـاءهُ موعظـةٌ من ربـه فانتهى فله ما سلف و أمره إلى الله و من عاد فأولئك أصحاب النار هم فيها خالدون. يمحق الله الربوا و يربى الصدقات و الله لا يحب كل كفّارٍ أثيم .إن الذين امنوا و عملوا الصالحات و أقاموا الصلوة و أتوا الزكاة لهم أجرهم عند ربهم و لا خوف عليهم و لا هم يحزنون . يا أيها الذين أمنوا اتقو الله و ذروا ما بقى من الربوا إن كنتم مؤمنين.فإن لم تفعلوا فأدنوا بحربٍ من الله و رسوله و إن تبتم فلكم رءوس أموالكم لا تَظلمون و لا تُظلمون. و إن كان ذو عسرة فنظرة إلى الميسرةٍ و أن تصدقوا خيرٌ لكم إن كنتم تعلمون. و اتقوا يوماً ترجعون فيه إلى الله ثم توفى كل نفسٍ ما كسبت و هم لا يُظلمون .}
“ Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe veçse siç ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. Kjo ngase ata thanë:”Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata !” e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të Tij dhe është ndalur (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet tek Allahu, e kush e përsërit (pas nadalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë. Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar.S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zeqatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje. O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe, nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.
E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata) , atëherë binduni se jeni në konflikt me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj, askënd nuk e dëmtoni, as vetë nuk dëmtoheni. Po, në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë priteni deri sa të vijë në një çlirim (lehtësim). E t’ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo nëse e dini, është shumë më mirë për ju. Dhe ruajuni një dite kur do të ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë. “
( El Bekare 275 - 281 )
Islami sendërton sistemin e vet ekonomik në bazë të një rregulli të përcaktuar, i cili simbolizon realitetin e vërtetë e të njëmendtë në këtë ekzistencë, realitet ky i cili bazohet së pari në faktin se Allahu është Krijues i kësaj gjithësie, se është Krijues i kësaj toke dhe i njeriut, të cilin e la mëkëmbës në të, duke ia nënshtruar atij shumë gjëra. Megjithatë, i Gjithëpushtetshmi tërë këtë nuk ia la rastësisë, dhe nuk e la jashtë kontrollit, që njeriu të bëjë ç’të dojë, por njeriut në atë lirinë e tij të pjesërishme të të zgjedhurit, i obligoi qeverisjen në tokë, konform me rregullat dhe me ligjet e përsosura të Programit Hyjnor.
S’ka dyshim se qeverisja absolute i takon vetëm Allahut të Plotfuqishëm, kurse njerëzit pushtetin e tyre e nxjerrin nga mënyra e zbatimit të Ligjit dhe Programit Hyjnor të Allahut xh.sh.
Në këtë tërësi rregullash hyjnore hyn edhe qeverisja e drejtë e pasurisë që i jep Allahu njeriut në këtë botë. Allahu xh.sh. dëshiron që robi i Tij të punojë dhe të përpiqet që pasurinë e tij ta fitojë në mënyrë të ndershme, me djersën e ballit. Në të kundërtën, çdo pasuri e fituar pa mund dhe në kurrizin e tjetërkujt, dëmton misionin fisnik të njeriut në këtë botë, sepse edhe vetë Allahu xh.sh. në kaptinën En Nisaë , (ajeti 29), thotë :
{ يا أيها الذين أمنوا لا تأكلوا أموالكم بينكم بالباطل إلا أن تكون تجارة عن تراضٍ منكم ...}
“ O ju që besuat , mos e hani mallin e njëri - tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri në mes vetes...”
Mu, duke u nisur nga ky fakt, kamata u ndalua, sepse është një veprim i shëmtuar,që automatikisht bie ndesh me rregullat islame.Kamata , jo vetëm që dëmton interesat njerëzore, por është edhe kundër të gjitha normave dhe parimeve morale, sepse baza e saj është mashtrimi , grabitja dhe gllabërimi i pasurisë së tjetrit.
Sa e sa popuj e shoqëri pësuan degradime e nënçmime, si pasojë e veprimit me kamatën. Këto fakte relevante mbase do të jenë vërejtje serioze që të na ndërgjegjësojnë njëherë e përgjithmonë se ajo që Allahu ua ka ndaluar njerëzve, është me të vërtetë e dëmshme dhe është kundër interesave njerëzore.
* * *
Fjala “Er-Rriba” në kuptimin etimologjik do të thotë “ shtim, rritje ”, kurse në atë terminologjik do të thotë “ shtesa që merr huadhënësi nga huamarrësi për moskthimin e borgjit në kohë të caktuar, pa u prekur kryet e mallit“ .
Allahu xh.sh. nëpërmjet këtyre ajeteve, dëshiron të na vërë në dijeni se ata që punojnë me kamatë, duke shfrytëzuar pamëshirshëm djersën e të tjerëve, do të ngrihen nga varrezat e tyre në Ditën e Gjykimit në një gjendje, siç është e atij që e “prek” shejtani me vesveset e tij, kështu që ai humb kontrollin mbi vetveten dhe mbi mendjen e tij.
Allahu i Gjithmëshirshëm bëri një shembëllim të tillë, për ata që lejojnë kamatën duke thënë se gjoja kamata është njëlloj sikurse shitblerja. Mirëpo Allahu xh.sh. ua demanton këtë pohim të tyre të pabazë, sepse shitblerja është me dobi reciproke , të cilën e ka lejuar Allahu, kurse kamata është shtesë e grabitur nga mundi i huamarrësit.
Kamata është e gjykuar të dështojë dhe të pakësohet, kurse shitblerja , zekati dhe sadakaja tek Allahu kanë vlerë shumë të madhe dhe shtohen. Meqë Allahu xh.sh. e ndalon kamatën decidivisht, dhe urdhëron largimin prej kësaj shëmtie, ai që nuk largohet prej saj, le ta dijë se është në luftë të hapët kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe se e meriton hidhërimin e Allahut në këtë botë dhe në botën tjetër.
Ajeti i fundit ( 281 ) i kësaj kaptine :
{ و اتقوا يوماً ترجعون فيه إلى الله ثمّ توفى كل نفسٍ ما كسبت و هم لا يظلمون .}
“ dhe ruajuni asaj dite kur do të ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.”
prej të gjithë komentuesve të Kur’anit, cilësohet si ajeti i fundit i Kur’anit që iu shpall Muhammedit a.s. nga ana e Allahut xh.sh. Pas zbritjes së këtij ajeti, Pejgamberi a.s. jetoi vetëm edhe 9 net, e pastaj u shpërngul pranë mëshirës hyjnore. Ky ishte kontakti i fundit i qiellit me tokën, deri në Ditën e Gjykimit.
Shkaku i zbritjes së ajetit
Sipas mufesirëve të Kur’anit, këto ajete kanë zbritur në lidhje me Abbasin dhe Halid bin Velidin, të cilët ishin ortakë në tregti, në kohën e injorancës. Këta të dy u jepnin para me fajde njerëzve të Thekifit. Dërgata e fundit hyjnore këta të dy i gjeti me pasuri të madhe të fituar nga kamatat. Mu për këtë shkak, Allahu xh.sh. zbriti :
{ يا أيها الذين أمنوا اتقوا الله و ذروا ما بقى من الربوا إن كنتم مؤمنين }
“ O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe, nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. “ , dhe e ndaloi kamatën njëherë e përgjithmonë . Në këtë kontekst edhe Pejgamberi a.s. në Haxhin lamtumirës tha :
“ Ta dini se çdo lloj kamate prej kamatave të injorancës është anuluar , dhe të parën kamatë që e anuloj është kamata e Abbasit; çdo hakmarrje gjaku prej hakmarrjeve të injorancës është anuluar, e hakamarrja e parë që e anuloj është gjaku i Rebia ibnul Harith bin Abdul Mutalibit. “
Etapat e ndalimit të kamatës
I Gjithëmëshirshmi deshi që një prej urtësive të Tij të jetë edhe ndalimi gradual i sëmundjeve të shëmtuara shoqërore, që mbretëronin në atë kohë. Ashtu siç u ndalua alkooli , poashtu edhe ndalimi i kamatës kaloi nëpër 4 etapa të ndalimit, derisa u ndalua përfundimisht.
Etapa e parë e ndalimit - është zbritja e ajetit 39 - kaptina Err- Rrum :
{ و ما أتيتم من رباً ليربوا فى أموال الناس فلا يربوا عند الله و ما أتيتم من زكاةٍ تريدون وجه الله فأولئك هم المضعِفون }
“ Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek Allahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t’i afroheni Allahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi) “
Ky ajet i takon zbritjes mekase, dhe në të nuk ka ndonjë shenjë të qartë se kamata ndalohet, por vetëm bën me dije se kjo nuk pëlqehet nga Allahu xh.sh., dhe se ai që merret me një punë të tillë, ajo nuk ka kurrfarë vlere as shpërblimi.Në këtë ajet bëhet thirrje e hapët për dhënien e zekatit, që tek Allahu shumëfishohet me shpërblime.
Etapa e dytë e ndalimit - është zbritja e ajeteve 160-161 - En - Nisaë :
{ فبظلمٍ من الذين هادوا حرمنا عليهم طيباتٍ لهم و بصدهم عن سبيل الله كثيرًا و أخذهم
الربواو قد نهوا عنه و أكلهم أموال الناس بالباطل و أعتدنا للكافرين منهم عذاباً أليماً }
“ Dhe për shkak të mizorisë së atyre që ishin hebrenj, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara. Edhe për shkak të marrjes së kamatës , edhe pse e kishin të ndaluar atë, dhe të ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre “
Këto dy ajete i përkasin zbritjes së hershme medinase, në të cilat shihet një qortim i ashpër ndaj hebrenjve, të cilët punonin me kamatë dhe e lejonin atë, ani pse këtë e kishin të ndaluar edhe me librat e tyre. Me këtë veprim të tyre, hebrenjtë vërtet merituan hidhërimin, mallkimin dhe ndëshkimin e Allahut xh.sh..
Që në këto ajete, mund të hetohen shenjat e para të ndalimit të kamatës dhe ato qenë një si parapërgatitje e njerëzve për ta pritur ndalimin e përhershëm të kamatës, që do të pasonte më vonë.
Etapa e tretë e ndalimit - është zbritja e ajetit 130 të kaptinës Ali Imran, në të cilin ndalohet ngrënia e kamatës së shumëfishuar:
{ يا أيها الذين أمنوا لا تأكلوا الربوا أضعافاً مصاعفةً و اتقوا الله لعلكم تفلحون }
“ O ju që besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe kini frikë (dënimin e) Allahut ashtu që të gjeni shpëtim ”
Ky ajet i takon zbritjes medinase dhe me të bëhet ndalimi i pjesërishëm i kamatës, ose më saktë ndalimi i një prej shumë llojeve të kamatës -” kamatë e shumëfishuar” , e cila njihet edhe si “kamatë e ndytë” , sepse nga pamundësia e kthimit, borxhi shtohet më tepër se kryet e mallit për shumë herë.
Këtë lloj veprimi,Allahu xh.sh. e ndaloi duke thirrur për devotshmëri dhe drojtje ndaj Allahut të Madhërishëm. Nga ky ajet është më se e qartë se fushëveprimi i veprimit me kamatë u ngushtua dhe kufizua në një masë të konsiderueshme, mu ashtu siç qe kufizuar konsumimi i alkoolit me zbritjen e ajetit të tretë :
{ يا أيها الذين أمنوا لا تقربوا الصلوة و أنتم سكارى حتى تعلموا ما تقولون }
“ O ju që besuat mos u afroni në namaz duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flitni ... “
Pas të gjitha këtyre vërejtjeve, vjen edhe etapa e katërt dhe e fundit e ndalimit të kamatës me zbritjen e ajeteve 275-281 të kaptinës El Bekare :
“ Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe veçse siç ngrihet i çmenduri nga të prekurit e djallit.Kjo ngase ata thanë : “ edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata ! “ e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën....o ju që besuat, kini frikë Allahun dhe, nëse jeni besimtarë të sinqert, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata...”.
Me zbritjen e këtyre ajeteve medinase, ndalohet përfundimisht kamata si një ves i shëmtuar dhe si një sëmundje e rëndë shoqërore. Ligji i përsosur islam , me një urtësi dhe largpamësi të pashoqe, në mënyrë graduale arriti të zhdukë nga mesi i shoqërisë islame vese të tilla të shëmtuara si, alkooli,bixhozi, kamata, prostitucioni etj, sëmundje shoqërore prej të cilave vuan pothuajse tërë bota. !
Llojet e kamatës :
Në kohën e injorancës, kur zbritën ajetet e ndalimit kamatat kanë qenë dy llojesh :
1. Kamata e quajtur “En Nesietu”,
2. Kamata e quajtur “ El Fadël ”.
Kamata : “En Nesietu ” - sipas Fahru Rraziut , në kohën e injorancës ishte kur ndonjëri i huazonte një tjetri diçka nga pasuria për një kohë të caktuar, me kusht që për çdo muaj t’i marrë një përqindje fitimi, duke mbetur kryet e mallit i paprekur. Nëse këtij i shkrepte ta kërkonte pasurinë e tij, kurse huamarrësi nuk kishte ç’ti kthente, ia shtonte edhe më kundërvlerën e mallit të tij.
Sipas Taberiut, në kohën e injorancës, kur dikush i kishte borxh me afat të caktuar një tjetri, dhe nuk kishte mundësi t’ia kthente atë borxh me kohë, i thoshte huadhënësit : “ Më shtyj afatin e pagesës, e unë të mbetem borxh edhe për një pjesë më tepër se kryet e mallit !”. Kjo është kamata e ashtuquajtur “kamata e shumëfishuar - Ad’afen muda’afeh”, të cilën e ndaloi Allahu xh.sh. rreptësisht.
Kjo lloj kamate përdoret edhe sot me të madhe në banka ; fatkeqësisht edhe në shumë shtete islame, me përqindje fitimi prej 2% deri 10% etj.
Kamata - “ El Fadël “ - Kjo lloj kamate është kur njeriu shet një gjësend për një gjësend, diçka për diçka të një lloji a të një kategorie, duke i shtuar kundërvlerën si f.v., ar me ar, grurë me grurë, elb me elb etj.
Transmeton Ebu Seid El Huderiu se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurma me hurma, kripa me kripë, dhe çdo gjë me llojin e vet dorë më dorë, e kush e shton apo kërkon të shtojë diçka nga kjo, konsiderohet kamatë,për të cilin veprim kanë të njëjtin dënim edhe dhënësi edhe marrësi ”.
Kemi edhe një transmetim po nga Ebu Seid el Huderiu, i cili thotë: “Erdhi një ditë Bilalli tek i Dërguari i Zotit me disa hurma të mira .Pejgamberi a.s. e pyeti :Prej nga këto, o Bilall? Ai ia ktheu : O i Dërguari i Allahut , i kisha disa hurma më të liga dhe i shita dy sa,ë prej tyre për një sa’ë më të mirë . Pejgamberi a.s. i tha : Mos bëj kurrë më një gjë të tillë, sepse kjo është kamatë e vërtetë. Nëse do të blesh , atëherë së pari shiti hurmat e tua e pastaj me ato të holla blij hurma tjera :
(Muttefekun alejhi)
DËNIMI NDAJ ATIJ QË VEPRON ME KAMATË
Ajetet kuranore si dhe shumë prej haditheve të Resulullahut, na kanë vënë në dijeni për dënimet e tmerrshme e të dhembshme të atyre që e hanë kamatën.
Ajeti :”Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngriten mdryshe vetëm se si ngritet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit...” dhe hadithet e Pejgamberit a.s., siç është transmetimi nga Xhabir bin Abdil-lahu , i cili thotë : ” Pejgamberi a.s. e ka mallkuar dhënësin e kamatës, atë që e merr dhe e ha kamatën , dëshmitarët dhe shkronjësin e kontratës për kamatë, duke thënë se të gjithë këta janë të barabartë në dënim”
(Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
dhe hadithi tjetër që e transmeton Ibni Mes’udi nga Resulullahu s.a.v.s.i cili ka thënë : “ Kamata edhe nëse për një kohë rritet , fundi i saj shpie në pakësim (varfërim) “ ,
na tregojnë më së miri se ai që e merr ose e jep kamatën, do të jetë i fyer, i përbuzur dhe i nënçmuar nga Allahu xh.sh. në këtë botë, ndërsa dënimi i tij në botën tjetër do të jetë i dhembshëm.
Sot, disa të paskrupullt, me ngulm isnsistojnë me shpifjet e tyre të paqëndrueshme se kamata nëpërmjet transaksioneve të kamatave nuk është haram !, duke thënë se Allahu ka ndaluar vetëm kamatën e shumëfishtë, ndërsa kamata e vogël me 2-3 % fitim, nuk është haram ! Ata thonë se kamatë e ndaluar është kamata shpenzuese, kurse kamata prodhuese (bankare) nuk konsiderohet e ndaluar.
Kjo s’ka të bëjë fare me realitetin, ngase Islami si fe hyjnore, relevante dhe koherente për të gjitha kohët, insiston që njeriu pos largimit nga harami - e ndaluara, të largohet edhe nga rrugët që mund të shpien në atë haram, duke i mbyllur të gjitha rrugët e mundshme të fitimit të ndaluar.
ثshtë plotësisht e palogjikshme shpifja e atyre që thonë se kamata e vogël nuk është haram. Të tillëve ua kishim kujtuar vetëm pakëz analogjinë në mes alkoolit dhe kamatës.Dihet se edhe një pikë e alkoolit është haram, edhe pse ajo ndoshta si një pikë e vetme fakikisht nuk të deh, por urtësia e Allahut bëri që për shkak të shumicës, edhe pakica të ndalohet. Edhe kamata i nënshtrohet po të njëjtit rregull.
Të tillëve do t’u përkujtonim vetëm edhe një herë fjalët e Allahut :
{ أفتؤمنون ببعض الكتاب و تكفرون ببعض ...}
- “A e besoni një pjesë të Librit, e tjetrën e mohoni ?...” (El Bekare 85)
a thua nuk janë mjaft të qarta fjalët kuptimplota të Allahut :
{ و أحل الله البيع و حرم الربوا ...}
- “ Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën ...“
{ و اتقوا الله و ذروا ما بقى من الربوا إن كنتم مؤمنين }
- “ Keni frikë Allahun dhe, nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka,
mbetur nga kamata...”
{ يمحق الله الربوا و يربى الصدقات ...}
- “ Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën ...“
që të na dëftojnë se këtu nuk bëhet fjalë për ndalimin e pakicës , ose për një ndalim të pjesërishëm po, përkundrazi këtu bëhet fjalë për ndalim të përgjithshëm, qoftë të jetë ajo kamatë shpenzuese a kamatë prodhuese.
Mufessiri i kohës sonë, Muhammed Ali Es Sabuni , duke theksuar pasojat dhe dëmet e kamatës si sëmundje e rëndë shoqërore, thotë : Dëmet dhe pasojat e kamatës mund t’i përkufizojmë në tri kategori :
1. Dëmet e kamatës nga aspekti shpirtëror ;
2. Dëmet e kamatës nga aspekti shoqëror ;
3. Dëmet e kamatës nga aspekti ekonomik.
Sa i përket kategorisë së parë, - dëmet e kamatës nga aspekti shpirtëror , kamata mbjell në shpirtin e njeriut egoizmin dhe mosdurimin ndaj tjetrit. I tilli nuk sheh asgjë para vetes përpos interesit të tij personal, duke e lënë tërësisht anash vetëflijimin dhe vetëmohimin. Tek i tilli zhduket dashuria ndaj individëve dhe ndaj mbarë shoqërisë. Shpirti i tij dëshiron vetëm të kënaqet në kurriz të të tjerëve.
Në kategorinë e dytë, - dëmet e kamatës nga aspekti shoqëror , kamata shkakton armiqësi dhe urrejtje në mes të pjesëtarëve të një shoqërie, duke larguar çdo ndjenjë të dhembshurisë, bashkëpunimit reciprok dhe mirësisë ndaj njëri-tjetrit. Ajo fut zili e përçarje dhe shkatërron vlerat morale e vëllazërore.
Kurse për kategorinë e tretë - dëmet e kamatës nga aspekti ekonomik , mund të themi se kamata, pashmangshmërisht i ndan njerëzit në klasa : në klasën e të pasurve, të cilët janë kredhur në mirëqenie ,luks dhe jetë të stili të lartë, duke shfrytëzuar pa mëshirë djersën e tjetërkujt,- dhe në klasën e të mjerëve, të varfërve dhe nevojtarëve, të cilëve u mungojnë edhe gjërat më elementare për një jetë modeste.Njerëzit e kësaj kategorie (klase) me dashje a pa të , bien viktimë e kësaj padrejtësie duke u shndërruar në robër të vërtetë . S’ka dyshim se kamata është ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në çrregullimin e kësaj baraspeshe dhe është shkaktare e drejtpërdrejtë e humbjes dhe e degradimit të individëve , popujve dhe shoqërive.
Në gjithë këtë tërësi pyetjesh, patjetër se shtrohet edhe kjo:A ka Islami sistem të tillë ekonomik, që mund të zëvendësojë fitimin e paligjshëm dhe pa djersë me kamatë?! Lirisht mund të themi se po. Në këtë sistem të përsosur ekonomik të Islamit , hyn edhe rregullativi i Fikhut i ashtuquajturi : “ El Mudarebetu “, që cila është : pajtim a pëlqim i të dy palëve të interesuara që njëra prej tyre të marrë një pjesë të pasurisë së tjetrit për të punuar me të . Me këtë rast nënshkruhet edhe kontrata e përbashkët për fitim me përqindje të caktuar 1/3 , 1/4 a gjysma e fitimit. Në këtë kontekst me klauzolë të veçantë parashihet edhe humbja eventuale.
Kështu pra Islami hapi dyert e zhvillimit, të përparimit, të aksioneve dhe të planeve investuese e të fitimit në mënyrë të ndershme.
Islami në asnjë mënyrë nuk kufizoi fitimin hallall - të lejuar nëpërmjet tregtisë së lejuar, të drejtë e të sinqertë. Vlen të përmendet edhe fakti se në shumë vende të botës, tregtarët muslimanë ishin ata që mbollën farën e Islamit duke dhënë shembuj të rrallë në histori me sjelljet dhe veprimet e tyre të drejta dhe korrekte.Drejtësia dhe sinqeriteti i tyre, ishin shkas që shumë nga jomuslimanët, duke parë sjelljet e tyre, të përqafonin fenë islame.
* * *
Sidoqoftë, Islami ishte dhe mbeti sistem i përkryer i jetës praktike të njeriut në të gjitha aspektet, sistem i cili imponon bindshëm koncept ideologjik të përcaktuar.
Islami në esencë është aq autentik, aq madhështor dhe aq thellë i rrënjosur në shpirtin njerëzor, saqë të gjitha tentimet për zhvleftësimin e tij janë të gjykuara të dështojnë. I vetmi Islami është në gjendje që njerëzimit t’i ofrojë sistemin e përkryer që të harmonizojë dhe të rregullojë veprimet e tij drejt progresit materialist dhe pretendimeve të tij shpirtërore.
Islami i thërret të gjithë njerëzit për mirësi,për vlera të përgjithshme të moralit dhe për luftë kundër çdo të keqeje e shëmtimi.Qëllimi i kësaj feje madhështore është çrrënjosja e veseve të këqija nga një shoqëri dhe edukimi i shpirtit me vlera të larta të moralit të përkryer. Ata që i përgjigjen kësaj thirrjeje, janë të shpëtuar, kurse ata që refuzojnë, do të jenë të mallkuar dhe të larguar nga mëshira e Allahut xh.sh.
Sabri Bajgora
Kamata nga pikëvështrimi Kur'anor
Me emrin e All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit
SEJJID KUTUB
K A M A T A
në pikëvështrimin Kur’anor
Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë, nga Ai ndihmë dhe falje kërkojmë. I kërkojmë ndihmë nga të këqijat e shpirtit dhe veprave tona. Atë që Ai e udhëzon, askush s’mund ta shmangë dhe atë që Ai e humb, për te nuk ka udhëzues. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, i cili nuk ka shok, dhe dëshmojmë se Muhammedi (alejhis-selam) është rob dhe i dërguar i Tij.
Të nderuar lexues.
Para juve është web faqja në gjuhën shqipe "Kamata në pikëvështrimin Kur’anor" të dijetarit të shquar islam, Sejjid Kutub rahimehull-llah.
Autori në këtë libër në mënyrë të qartë e elaboron problemin e kamatës e cila paraqet një ves të shëmtuar dhe mallkuar.
Sistemi kamator si fenomen, i pranishëm edhe në të kaluarën edhe sot, ka bërë një shtrirje pothuajse në tërë rruzullin tokësor. Për fat të keq nga kjo sëmundje nuk janë imun as pjestarët e besimit islam, të cilët me apo pa vetëdije janë kapur në kurthën e këtij sistemi të mallkuar.
Kjo po manifestohet edhe në trevat tona në përmasa të gjëra.
Situata e tillë alarmante thjesht na obligoi që ta botojmë këtë libër i cili shpresojmë se do të bie në duar të vërteta dhe do të kontribojë për kuptimin e drejtë të punës kamatore dhe pasojave të saj.
Shpresojmë se ky libër do të kthjellë mendjet e turbulluara, do ti zbutë zemrat e ngurtësuara dhe do të ngjallë ndjenjat e vdekura të disa njerëzve …
Lusim All-llahun e Plotëfuqishëm që ta largojë sistemin e mallkuar kamator nga mesi ynë dhe të na udhëzojë kah sistemi që preferon Feja e jonë e pastër. PREJ SURES "BEKARE"
"Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e tyre e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim".
"Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. Këtë ngase ata thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata!", e All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit) ata janë banues të zjarrit, ku do të mbeten përgjithmonë. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar".
"S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje".
"O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj, askë nuk e dëmtoni as vetë nuk dëmtoheni. Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje deri sa të vijë në një çlirim. E t’ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini është shumë më mirë për ju. Dhe ruajuni një ditë kur do të ktheheni tek All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar dhe atyre nuk u bëhet padrejtë". (Bekare, 274 - 281)
Një fytyrë tjetër përballë lëmoshës (sadakë apo zekatë qoftë) që programi i saj u prezentua në ligjeratën e kaluar….fytyra e vrenjtur dhe e ligë, kamata!
Sadaka është dhënie dhe bujari, pastrim dhe adhurim, ndihmë reciproke dhe solidaritet. Kurse kamata është shtrëngim dhe koprraci, njollim dhe ndytësirë, egoizëm dhe vetjakësi.
Sadaka është shkëputje e pasurisë pa kompenzim e kthim, kurse kamata është kthim i borxhit me një shtesë haram, e shkëputur nga mundi i borxhliut ose mishi i tij. Nga mundi i tij, nëse me pasurinë që e mori borxh ka punuar dhe ka fituar si rezultat i punës dhe aktivitetit të tij. Kurse nga mishi i tij, nëse nuk ka fituar ose ka humbur, ose e ka marrë atë pasuri për ta shpenzuar për vete dhe familjen e tij e nuk ka fituar asgjë.
Që këtu, kamata është fytyra tjetër, përballë sadakës… fytyra e vrenjtur dhe e ligë!
Pikërisht për këtë arsye konteksti Kur’anor e prezentoi fill pas prezentimit të fytyrës së mirë, bujare, të pastër, të bukur e të dashur! E prezentoi në shfaqjen e atypëratyshme që të shpalojë çfarë ka në veprimin e kamatës të keqe e gërdi, duke e tharë zemrën dhe duke i sjellë kobin shoqërisë, duke bërë kërdi në tokë dhe duke i asgjësuar njerëzit.
Nuk ka çështje prej çështjeve të xhahilijetit që Islami synoi asgjësimin e saj e që arriti në atë shkallë të kritikës dhe urrejtjes sa arriti në kritikën dhe urrejtjen ndaj kamatës.
Kërcënimi në fjalë e kuptim nuk ka arritur atë shkallë të kërcënimit siç u shpreh në çështjen e kamatës - në këto dhe ajete tjera në raste të ndryshme - e për këtë urtësia e përsosur i takon All-llahut. Kamata në xhahilijet kishte efektet e saja të këqija e shkatërrimtare. Megjithatë, këto pikëpamje të deformuara e të shëmtuara të shfaqura nga fytyra e saj e ngrysur, që të gjitha këto nuk kishin dalur në pah në shoqërinë xhahilite siç vërehen sot dhe siç janë shpalosur në botën aktuale. Puçërrat dhe lungat në këtë fytyrë nuk ishin të përhapura , siç janë përhapur sot në shoqërinë tonë të re. Kjo antipropagandë tërbuese dhe e haptë e këtyre ajeteve ndaj këtij sistemi të mallkuar, në fokusin e gjendjes trishtuese të jetës njerëzore,sot, bëhet e qartë dhe zbulohet urtësia e saj shumë më tepër se që ka qenë e zbuluar në xhahilijetin e asaj kohe. Nga e gjithë kjo që e përmendëm, sot mund ta arrijë ta kuptojë - ai që dëshiron ta gjurmojë urtësinë e All-llahut, madhështinë e kësaj feje, përsosurinë e kësaj metodologjie dhe përpikërinë e këtij sistemi - atë që nuk arritën ta kuptojnë ata që u ballafaquan me këto tekste Kur’anore për herë të parë. Ai sot para vetes, nga situata e krijuar në botë, ka fakte që çdo fjalë e vërtetojnë gjallë, drejtpërdrejt dhe realisht. Njerëzimit të mashtruar e të humbur i cili han kamatën dhe u jep të tjerëve të hanë prej saj, i shoqërohen telashe ruajtëse e rrënuese për shkak të sistemit kamator, dhe atë në moralin, fenë, shëndetin dhe ekonominë e tij. Njerëzimi, në të vërtetë, goditet me luftë prej All-llahut që do t’i nënshtrohet hakmarrjes dhe dënimit, individualisht dhe kolektivisht, në grupe e popuj gjersa njerëzimi nuk merr mësim dhe nuk vjen në vete!
Përderisa konteksti Kur’anor në mësimin e kaluar e prezentonte rregulloren e sadakasë, ai në të vërtetë prezentonte një shtyllë prej shtyllave të sistemit shoqëror dhe ekonomik në të cilin All-llahu synon që të ngritet shoqëria muslimane dhe dëshiron që njerëzimi ta përjetojë atë që përmban ajo e që është mëshirë, përballë sistemit tjetër i cili ngritet mbi bazën kamatore e që është i dëmshëm, i egër dhe i praptë.
Këtu bëhet fjalë për dy sisteme që i qëndrojnë karshi njëri - tjetrit: Sistemi islam dhe sistemi kamator! Këta dy nuk përputhen në asnjë koncept, nuk pajtohen në asnjë bazë e as në asnjë konkluzë. Çdonjëri prej tyre bazohet në një koncept për jetën, synimet dhe qëllimet që e kundërshton tjetrin plotësisht dhe përfundon me një rezultat që në jetën e njerëzve ndryshon nga tjetri tërësisht. Pikërisht për këtë u shfaq kjo antipropagandë e tmerrshme dhe ky kërcënim i llahtarshëm!
Islami sistemin e tij ekonomik, madje edhe tërë sistemin e jetës, e vendos mbi një koncept të veçantë, i cili përfaqëson të vërtetën reale në këtë ekzistencë.
Ai e vendos mbi bazën se All-llahu - lavdi pastë - është Krijuesi i kësaj gjithësie, Krijues i tokës, Krijues i njeriut, ngaqë Ai, çdo qenieje ia dha ekzistencën e vet.
Poashtu All-llahu - lavdi pastë - i cili është Pronar i çdo ekzistence, madje Ai është Krijues i tyre, llojin njerëzor e bëri përfaqësues në tokë dhe i dha mundësinë që t’i shfrytëzojë të mirat natyrore, fuqitë dhe energjitë të cilat i akumuloi në të, por me kusht dhe kontratë nga Ai. Ai këtë pronësi të gjerë nuk ia la njeriut që të krijojë anarki e të veprojë në të çka të dojë, por e bëri përfaqësues në sferë të kufijve të njohur. E bëri përfaqësues në të me kusht që ta vendosë përfaqësinë (hilafetin) në pajtim me sistemin e All-llahut, sipas legjislacionit (sheriatit) të Tij dhe atë që ai përmban siç janë aktet, veprimet, marrëveshjet
morali, ibadetet etj. Nëse të gjitha këto janë në pajtim me kontratën, ato janë të vlefshme dhe të zbatueshme, e nëse bien ndesh me kushtet e kontratës, janë të pavlefshme dhe të pazbatueshme. Nëse dikush i zbaton me fuqi e tirani, në atë rast ajo është dhunë dhe armiqësi të cilën nuk e pranon All-llahu e as besimtarët që e besuan All-llahun. Qeverisja në tokë - siç edhe është në tërë gjithësinë - i takon vetëm All-llahut. Njerëzit, qeverisësi dhe i qeverituri, të gjithë pushtetin e tyre e mbështesin në zbatimin e sheriatit të All-llahut dhe metodologjisë së Tij. Ata, në përgjithësi, nuk duhet të dalin nga ky sistem ngase, janë zëvendës të përfaqësuar në tokë, me kusht dhe kontratë, e nuk janë pronarë, krijues të asaj që e kanë në duart e tyre prej rizkut.
Prej pikave të kësaj kontrate është që të vendoset solidariteti midis besimtarëve në All-llahun, në mënyrë që të jenë të dashur për njëri - tjetrin dhe që të kenë dobi nga rizku i All-llahut, të cilin ua ka dhënë në bazë të këtij solidariteti, e jo në bazë të pronësisë kolektive, absolute, siç pretendon marksizmi, por në bazë të pronësisë parimore personale. Atij që All-llahu i jep me bollëk, ndan nga bollëku i tij për atë që rizku i është kufizuar, por duke i ngarkuar që të gjithë të punojnë, secili sipas fuqisë, përgatitjes (profesionale) dhe asaj që All-llahu ia bën të lehtë. Asnjëri prej tyre nuk është ngarkesë për vëllain e tij apo për kolektivitetin derisa është i aftë dhe i fuqishëm, siç edhe thamë më parë. Ai e bëri zekatin detyrim (farz) në pasuri, me një sasi të caktuar kurse sadakanë vepër vullnetare me sasi të pacaktuar.
Islami i kushtëzoi ata që t’i përmbahen maturisë dhe shfrytëzimit me masë e t’i largohen shpenzimit të tepërt dhe shkapërderdhjes, atëherë kur nga rizku i All-llahut, të cilin Ai ua ka dhënë, konsumojnë dhe kur nga të mirat të cilat ua ka lejuar All-llahu kënaqen. Andaj edhe nevojat e tyre shpenzuese të pasurisë dhe të të mirave tjera përkufizohen në kufijtë e shfrytëzimit me masë, kurse teprica e rizkut (furnizimit) i eksponohet detyrimit me zekatë dhe sadakasë vullnetare, e në veçanti kur besimtari është i porositur ta kultivojë pasurinë e tij.
Ai u kushtëzoi atyre, që në zhvillimin e kapitalit të tyre t’i përdorin ato mjete përmes të cilave nuk dëmtohen të tjerët ose për shkak të atyre mjeteve të mos krijohet gjymtim apo asgjësim i procesit të punës (rizkut) tek njerëzit. Qarkullimi i pasurisë sipas Islamit insistohet të jetë në rrethin më të gjërë të mundshëm: "Që ajo të mos qarkullojë ndërmjet pasanikëve tuaj" (Hashr, 7).
Ai ua bëri obligim pastërtinë në nijjet dhe veprim, dëlirësinë në mjete dhe qëllime. Ai i detyroi t’u përmbahen disa parimeve kur kemi të bëjmë me zhvillimin e kapitalit, e nuk u’a lejoi t’i përdorim disa mënyra përmes të cilave dëmtohet ndërgjegjja e individit dhe morali i tij, ose dëmtohet jeta kolektive dhe qenia e saj 1 .
Gjithë këtë Islami e vendosi mbi bazën e konceptit të përfaqësuar në të vërtetën reale të kësaj ekzistence dhe në bazë të kontratës për përfaqësim, e cila do t’i qeverisë të gjitha aktivitetet e njeriut, të cilit i është besuar ky përfaqësim në këtë pronësi të gjerë.
Që këtu, kamata është proces i cili që në fillim bie ndesh me themelet e konceptit hyjnor në çdo aspekt, sistem i cili ngritet mbi një koncept tjetër. Ky është koncept i cili nuk shikon në All-llahun,lavdi pastë dhe i lartësuar qoftë. Andaj edhe në të (sistemin kamator) nuk ka kujdes për parimet, synimet dhe virtytet të cilat All-llahu dëshiron t’i kenë njerëzit dhe ta vendosin jetën e tyre mbi to.
Ky sistem paraprakisht është vendosur mbi bazën se, nuk duhet të ketë kurrfarë raporti midis vullnetit të All-llahut dhe jetës së njerëzve. Njeriu, sipas tyre, para së gjithash, është zotëri i tokës, i çliruar nga kontrata me All-llahun dhe jo i detyruar për t’i respektuar urdhërat e All-llahut!
Njeriu si individ është i lirë për t’i zgjedh mjetet e përfitimit të kapitalit dhe mënyrat se si do ta zhvillojë atë. Ai po ashtu është i lirë ta shfrytëzojë si të dojë, jo i detyruar në asgjë për t’iu përmbajt kontratës së All-llahut dhe kushtit të Tij dhe i çliruar të shikojë në interesin e të tjerëve. Që këtu për këtë sistem nuk ka rëndësi nëse dëmtohen miliona njerëz, kur në buxhetin dhe xhiron e tyre fusin sa të munden prej të hollave. Ligjet pozitive (të cilat janë fryt i mendjes njerëzore që në shumicën e rasteve i eksponohen gabimit e pastaj ndryshimit, sh.p.) ndonjëherë ndërhyjnë për t’ia kufizuar lirinë e tij, pjesërisht, për shembull, t’ia përkufizojnë përqindjen e kamatës ose për t’i penguar disa lloje tradhtish, vjedhjesh, grabitjesh dhe dëmtimesh. Megjithatë kjo ndërhyrje kthehet në parimet në të cilat njerëzit i kanë ambientuar ndërgjegjet e tyre dhe në atë që pasionet e tyre i udhëheqin, e jo në ndonjë parim stabil të detyrueshëm nga pushteti hyjnor!
Po ashtu ky sistem ngritet mbi bazën e një koncepti të gabueshëm me efekte rrënuese. Kjo, ngase synimi parësor te këta për ekzistencën njerëzore është përfitimi i kapitalit - në çfarëdo mënyre - dhe e shfrytëzojnë sipas tekeve që ai i synon! Andaj edhe njeriu i tillë jep mund të pakufishëm (në fakt e torturon vetveten, sh.p.) për të tubuar kapital dhe për t’u kënaqur me të, ai në këtë rrugë shkel çdo parim dhe çdo interes të të tjerëve!
Më në fund krijohet një sistem që e rrënon njerëzinë përfundimisht dhe ia rëndon jetën individualisht dhe kolektivisht shteteve dhe popujve në interes të një grushti të vogël të kamatëmarrësve të cilët njerëzinë do ta shkatërrojnë moralisht, shpirtërisht dhe emocionalisht. Në këtë mënyrë në qarkullimin e
kapitalit do të krijohet një zbrazëti, e poashtu edhe në zhvillimin e drejtë ekonomik.Më në fund do të përfundojë - ashtu siç përfundon aktualisht në botë - me koncentrimin e pushtetit të vërtetë dhe ndikimit veprues për tërë njerëzimin, në duar të disa njerëzve që janë prej krijesave më të poshtëra që i ka falë Zoti dhe prej keqbërësve më të ligë. Ata janë grup njerëzish që nuk përkujdesen për ndonjë betim apo premtim që u’a kanë dhënë njerëzive tjerë e as nuk çajnë kokën për ndonjë kontratë apo marrëveshje. Ata janë të atillë që në të njëjtën mënyrë i fusin në borxh njerëzit si individë, i fusin në borxh edhe shtetet me popuj - brenda dhe jashtë vendit të tyre - në mënyrë që përfitimet e njëmendta nga angazhimi i tërë njerëzisë, me forcë, djersë e gjak njeriu, të kthehet në formë të interesit kamator te ta, e që për to ata nuk dhanë kurrfarë mundi!
Ata jo vetëm që e zotërojnë kapitalin, por ata zotërojnë edhe ndikimin. Meqë ata përgjithësisht nuk kanë parim, virtyt, koncept fetar, moral e praktik, madje meqë ata tallen me çështjen se ata këtë ndikim të fuqishëm të cilin e zotërojnë e shfrytëzojnë për krijimin e situatave, opinioneve dhe projekteve të cilat ua mundësojnë ta shtojnë shfrytëzimin dhe nuk do të bëhen pengesë në rrugën e grykësisë së tyre dhe qëllimeve të tyre mjeruese. Mënyra më e afërt për ata është zhvlerësimi i virtytit njerëzor dhe zhytja e tij në një moçal kundërmues nga kënaqësitë dhe pasionet që i ofrojnë, në atë moçal ku shumica e njerëzve e japin paranë e fundit që e posedojnë, ngaqë paratë bien në kurthat dhe rrjetat grabitëse! Kjo arrihet së bashku me dirigjimin e rrjedhave të ekonomisë botërore në pajtim me interesat e tyre të caktuara, dhe atë pa marrë parasysh se sa do të ndikojë në krizat periodike të njohura në botën e ekonomisë, si dhe në devijimin e prodhimit industrial dhe ekonomik në tërësi në ato sfera ku ekziston interesi kolektiv njerëzor e të kthehet në interes të investituesve kamatëmarrës te të cilët tubohet rrjeti i kapitalit botëror!
Katastrofa e cila u arrit në botën e sotme - e që me këtë pasqyrë të shëmtuar nuk ishte në xhahilijjet - është ajo se ata kamatëmarrës (fajdexhi) të cilët në të kaluarën përfaqësoheshin në formë individësh ose shtëpish financiare, e që sot përfaqësohen në formë të themeluesve të bankave bashkëkohore përmes pushtetit me ndikim të madh dhe frikues që e posedojnë brenda mekanizmave të pushtetit botëror dhe jashtë tyre dhe përmes mjeteve të orientimit dhe informimit të cilat i kanë në dorë anekënd këtij nënqielli siç janë revistat, librat, universitetet, profesorët, stacionet radiodifuzive, kinematografitë etj, arritën që të formojnë një opinion të përgjithshëm në mesin e popullatës së gjorë të cilës këta kamatëmarrës ia brejnë eshtrat dhe mishin, ua pijnë djersën dhe gjakun nën çatinë e sistemit të kamatës. Ky opinion i përgjithshëm i është nënshtruar bindjes së ndyrë e helmuese se kamata është sistem i natyrshëm logjik dhe bazë e shëndoshë, e se ndonjë bazë tjetër nuk ekziston për zhvillimin ekonomik dhe se prej fryteve dhe mirësive të këtij sistemi është ky përparim civilizues në perëndim, dhe kinse ata të cilët dëshirojnë ta rrënojnë janë një grup fantazuesish - pa bazë praktike - dhe në të vërtetë teoria e tyre mbështetet thjeshtë në një teori morale dhe shëmbëlltyrë imagjinuese e që nuk kanë kurrfarë mbështetje në realitet, dhe se po qe se u lejohet të ndërhyjnë në këtë sistem ata do të jenë bartës të rrënimit të tërë sistemit ekonomik! Deri aty shkohet sa që ata të cilët e kritikojnë sistemin kamator në këtë aspekt i ekspozohen talljes nga njerëz të cilët pikërisht janë viktima mjeruese të po këtij sistemi. Ata janë viktima të vetë fatit të tyre, të ekonomisë botërore të cilën e imponojnë bandat e kamatëmarrësve botërorë e që rrjedhë në rrjedha jonormale e çrregulluese, t’u eksponohen destabilizimeve të organizuara qarkulluese dhe që të devijojnë nga binarët të cilët do të ishin kthetrat e ujqve me numër të vogël.
Sistemi kamator është sistem i nënçmuar sipas vështrimit klasik ekonomik. Ky sistem arriti deri në atë shkallë të negativitetit, saqë për efektet e tij negative tërhoqën vërejtjen edhe disa profesorë të ekonomisë perëndimore të cilët janë formuar nën hijen e tij, e që mendjet dhe kultura e tyre kanë pirë nga ky helm të cilin e lëshojnë bandat e megakapitalit në të gjitha degët e kulturës, konceptit dhe moralit. Në ballë të këtyre profesorëve të cilët e nënçmojnë këtë sistem në fushën e ekonomisë klasike është edhe dr. Shaht (gjerman) i cili ishte ish-drejtor i bankës gjermane "Rajh". Në mesin e fjalëve të cilat i tha gjatë një ligjërate të mbajtur në vitin 1953 në Damask, tha edhe atë se përmes një llogarie matematikore (të pafund) vërehet qartë se i gjithë kapitali në tokë sillet në duar të një numri të vogël të kamatëmarrësve, meqenëse huadhënësi i eksponohet fitimit por edhe humbjes. Që këtu, i tërë kapitali - me anë të llogarisë matematikore - në fund patjetër kthehet te ai i cili vazhdimisht fiton! Kjo teori tani për tani në udhën e saj realizohet plotësisht. Në fakt, pjesën dërrmuese të kapitalit botëror e zotërojnë disa mija njerëz, ndërsa të gjithë zotëruesit dhe pronarët e fabrikave të cilët huazojnë nga bankat, por edhe punëtorët dhe të tjerët, në të vërtet nuk janë asgjë tjetër pos punëtorë krahu të cilët punojnë në llogari të pronarëve të kapitalit dhe që frytin e mundit të tyre e përvetësojnë për vete këta mijëra njerëz!
Nuk është vetëm kjo që e përmendëm deri më tani i gjithë kobi që e sjell kamata …Në të vërtetë, vendosja e sistemit ekonomik mbi themelet e kamatës bëri që raporti ndërmjet pronarëve të kapitalit dhe punëtorëve në tregti dhe industri të jetë raport i bixhozit dhe grindjes së përhershme. Kamatëmarrësi angazhohet që të arrijë interes (kamatë) sa më të madhe. Ai kështu e ngrit kapitalin e tij përderisa shtohet nevoja e domosdoshme e tregtisë dhe industrisë tek ai dhe kështu ai e ngren çmimin e interesit. Ai vazhdon duke ngritur çmimin e interesit (lexo: përqindjen e kamatës, sh.p.) përderisa ta vërejë se vepruesit në tregti dhe industri nuk kanë kurrfarë dobie në shfrytëzimin e këtij kapitali, ngase rritja e tij krahas pagesave të kamatës nuk lejon që t’u mbetet asgjë. Në këtë rast kapitali i përdorur në ato fusha në të cilat punojnë miliona njerëz rrudhet, fabrikat e ngushtojnë rrethin e prodhimit të tyre, punëtorët mbeten pa punë kështu që fuqia blerëse zvogëlohet. Kur çështja arrinë në këtë pozitë, e kamatëmarrësit shohin se kërkesa për kapital (lexo: kredi, sh.p.) është pakësuar apo pezulluar, kthehen dhe e ulin përqindjen e kamatës detyrimisht. Ata të cilët merren me tregti dhe industri i kthehen rishtazi po të njëjtit sistem kurse procesit të jetës i kthehet prosperiteti. Kështu periodikisht krijohen krizat ekonomike botërore e në anën tjetër, njerëzit sillen rreth tyre po sikur të ishin kafshë!
Pastaj të gjithë konsumatorët realizojnë tatim të drejtpërdrejtë për kamatëmarrësit. Pronarët e fabrikave dhe tregtarët nuk e paguajnë kamatën e mjeteve të cilat i marrin borxh me kamatë përpos prej xhepave të konsumatorëve. Ata i rrisin çmimet e artikujve konsumues dhe barrën e kamatës ua shpërndajnë njerëzve që në fund të hyjë në xhepat e kamatëmarrësve. Ndërsa për borxhet të cilat i huazojnë shtetet nga buxhetet botërore për të realizuar meremetime dhe projekte ndërtimore, pikërisht banorët e tyre janë ata të cilët e lajnë kamatën ndaj buxheteve kamatore, ngaqë shtetet në fjalë detyrohen që të shtojnë tatime të ndryshme përmes të cilave do t’i paguajnë borxhet dhe kamatat e tyre. Në këtë mënyrë, çdo person merr pjesë në pagimin e kësaj hiseje ndaj kamatëmarrësve në fund të këtij procesi. Megjithatë, rrallëherë çështja mbaron me kaq, andaj ndodh që vetëm invazioni (kolonializimi dhe eksploatimi) të shënojë fundin e borxheve … Kështu shpërthejnë luftërat për shkak të kolonializimit!
Ne këtu, brenda hijeve të Kur’anit, nuk do ta thellojmë hulumtimin për t’i zbuluar të gjitha të metat e sistemit kamator meqë kjo është një fushë që kërkon studim të veçantë 2 . Ne do të mjaftojmë me aq që të kalojmë në një përshkrim të përgjithshëm për ata që dëshirojnë të jenë muslimanë për një grumbull të vërtetash themelore, kur kemi të bëjmë me urrejtjen e Islamit ndaj sistemit të mallkuar kamator.
E vërteta e parë: është ajo se ata duhet të jenë të bindur në mendjet e tyre se nuk ka Islam aty ku është i vendosur sistemi kamator. Çdo gjë që do ta thoshin ata që japin fetva (vendime fetare) nga hoxhallarët ose të tjerët jashtë kësaj që u tha, është dexhxhallim dhe mashtrim. Themeli i konceptit islam - siç shpjeguam - bie ndesh drejtpërsëdrejti me sistemin kamator dhe pasojat e tij praktike në jetën e njerëzve, koncepteve dhe virtyteve të tyre.
E vërteta e dytë: është se sistemi kamator është mollë sherri për njerëzimin - jo vetëm në besim moral dhe koncept - por gjithashtu edhe në thelb të jetës ekonomike dhe praktike. Ai është sistemi më i kobshëm i cili shkatërron lumturinë njerëzore, bllokon zhvillimin e ekuilibruar njerëzor, përkundër lulëzimit të dukshëm mashtrues i cili duket se është ndihmë prej këtij sistemi për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik!
E vërteta e tretë: është se sistemi moral dhe ai praktik në Islam janë të ndërlidhur plotësisht, dhe se njeriu në të gjitha lëvizjet e tij është i ndërlidhur me kontratën e përfaqësimit dhe kushtet e tij, dhe se ai është i futur në sprovë në çdo aktivitet të cilin e ndërmerr gjatë jetës së tij dhe do të merret në llogari në jetën tjetër të tij. Pra, këta dy bashkërisht e përbëjnë aktivitetin e njeriut dhe që të dy janë ibadet për të cilin do të shpërblehet nëse vepron drejt dhe mëkat për të cilin do të dënohet nëse vepron padrejtësisht. Prandaj themi se ekonomia e suksesshme islame nuk mund të ngritet pa moral, ndërsa morali nuk është veprim vullnetar ku ekziston mundësia të lirohemi nga ai e pastaj të arrijmë rezultate në jetën praktike.
E vërteta e katërt: është se bashkëpunimi kamator doemos do ta degjenerojë ndërgjegjen e individit, moralin dhe ndjenjën e tij me vëllain e tij në bashkësi, do ta prishë edhe jetën e bashkësisë njerëzore dhe kompaktësinë e saj duke nxitë shpirtligësinë, lakminë, egoizmin, dredhinë dhe tradhtinë në forma të përgjithshme. Kurse në kohën e sotme kamata konsiderohen si një nga faktorët e parë për orientimin e kapitalit në sferat më të liga të investimit, në mënyrë që kapitali i huazuar me kamatë të sjellë fitim të sigurt, ta lajë interesin kamator dhe që të mbetet diçka edhe për huamarrësin. Andaj edhe kamata është nxitëse e drejtpërdrejtë për investimin e kapitalit në filmat e ndytë, revistat pa hije, diskoklubet, baret, vallëzimet e zhveshura dhe të gjitha bizneset dhe drejtimet të cilat e degjenerojnë moralin njerëzor në tërësi. Kapitali i huazuar me kamatë nuk zgjon interesin e huamarrësve të investojnë në projekte të dobishme për njerëzimin, por preokupimi i tyre është të investojnë aty ku më së shumti kanë fitim pa shikuar fare se ky fitim vjen nga nxitja e pasioneve më të ulëta dhe devijimeve të shëmtuara. Kjo është panorama e sotme anekënd botës, kurse shkaku kryesor është bashkëpunimi kamator!
E vërteta e pestë: është se Islami është sistem i përsosur. Ai kur e ndaloi bashkëpunimin kamator, të gjitha institucionet e tij i ngriti mbi bazën e pavarësisë së nevojës për të, kurse aspektet e jetës sociale i organizoi në atë mënyrë që të eliminohej nevoja për këtë lloj bashkëpunimi duke mos ndikuar negativisht në kontinuitetin e zhvillimit ekonomik, social dhe human.
E vërteta e gjashtë: është se Islami, kur i jipet mundësia ta organizojë jetën në pajtim me konceptin dhe metodologjinë e tij të veçantë, nuk ka nevojë që me ndërprerjen e bashkëpunimit kamator t’i pushojë edhe institucionet dhe mekanizmat e nevojshëm për zhvillimin e jetës bashkëkohore ekonomike në mënyrë të natyrshme dhe të shëndoshë, por ai vetëm do ta pastrojë prej ndotjes nga kamata dhe fëlliqësira e saj e pastaj e lë të veprojë në bazë të themeleve tjera të shëndosha, e ku në ballë të këtyre institucioneve dhe mekanizmave do të ishin shtëpitë financuese, kompanitë dhe format tjera të ekonomisë bashkëkohore.
E vërteta e shtatë: e cila është më e rëndësishme është bindja e domosdoshme e atij që dëshiron të jetë musliman, se është e pamundur në aspekt të besimit që All-llahu ta ndalojë një gjë pa të cilën nuk mund të vendoset jeta njerëzore e as të përparojë. Po ashtu është e pamundur në aspekt të besimit që një gjë që është e ndytë, në të njëjtën kohë të jetë e pazëvendësueshme për vendosjen e jetës dhe përparimin e saj. All-llahu, lavdi pastë, është Ai i cili krijoi këtë jetë dhe Ai është që e bëri përfaqësues njeriun në tokë. Është Ai që urdhëroi zhvillimin dhe përparimin e saj dhe është Ai që me vullnetin e Tij e krijoi jetën dhe e harmonizoi sipas dëshirës së Tij. Pra, është e pamundur që në konceptin e muslimanit të ekzistojë se në gjërat të cilat i ka ndaluar All-llahu ka diçka që pa to nuk vendoset jeta njerëzore e as që mund të përparojë, dhe se ekziston gjë e ndytë e që është e pazëvendësueshme për vendosjen e jetës dhe përparimin e saj. Ky është koncept i gabuar dhe propagandë e ndytë helmuese e zullumqarëve e cila impononte tek brezat idenë se kamata është e domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe kulturor, se sistemi kamator është pikërisht sistem natyror. Ata e përcillnin këtë koncept mashtrues në burimet e kulturës së përgjithshme dhe në burimet e njohurive njerëzore në Lindje dhe Perëndim të tokës, pastaj përmes vendosjes së jetës bashkëkohore mbi këtë themel, praktikisht me anë të angazhimeve të fondeve investuese (lexo: kredituese, sh.p.) dhe kamatëmarrësve, dhe përmes vështirësisë për ta përfytyruar vendosjen e saj mbi ndonjë bazë tjetër. Kjo vështirësi së pari krijohet nga mosbesimi dhe së dyti krijohet nga dobësia e të menduarit dhe paaftësia e tij për t’u çliruar nga ky pretendim, për të cilin kamatëmarrësit u angazhuan që ta përcjellin dhe vendosin krahas fuqisë që kanë për orientim, pasurisë që kanë për ndikim brenda qeverive botërore dhe posedimit të mjeteve të përgjithshme dhe të veçanta të informimit.
E vërteta e tetë: është se deklarimi i kamatëmarrësve se është e pamundur vendosja e ekonomisë botërore sot dhe nesër mbi ndonjë bazë tjetër jashtë bazës kamatore, nuk është asgjë tjetër pos trillim ose më mirë të themi gënjeshtër shumë e madhe e cila ekziston dhe jeton ngase mjetet të cilat i përdorin pronarët e interesit për mbetjen gjallë të saj, janë vërtet mjete kolosale! Por kur nijjeti të jetë serioz dhe të merrë hap vendimtar njerëzimi - ose të jetë këmbëngulës ummeti musliman - që t’ia kthejë vetes lirinë nga grushti i bandave botërore që praktikojnë kamatën dhe kur të dëshiron që vetes t’i sigurojë mirësinë, lumturinë dhe bereqetin, duke zotëruar moral të mirë dhe shoqëri të pastër, fusha është e hapur për vendosjen e sistemit të drejtë të cilin All-llahu ia dëshiroi njerëzimit, i cili u zbatua praktikisht dhe jeta nën çatinë e tij u vendos plotësisht dhe ende është i përshtatshëm për zhvillim nën mbikëqyrjen e tij dhe brenda hijeve të tij nëse njerëzit vetëdijësohen dhe udhëzohen!
Këtu nuk është vendi për të sqaruar mendimin se si do të zbatohej kjo dhe cilat do të ishin mjetet e tij … Na mjaftojnë këto udhëzime të përgjithshme 3 dhe sqarimi se procesi përçmues kamator nuk është domosdoshmëri nga domosdoshmëritë e jetës ekonomike dhe se njerëzimi i cili devijoi nga sistemi i drejtë në të kaluarën, përderisa Islami e ktheu në të, është po ai njerëzim i cili sot ka devijuar po me të njëjtin devijim e nuk po i kthehet sistemit të mëparshëm të mëshirshëm e të shëndoshë.
Tani të shohim se si shpërtheu revolucioni islam mbi atë shëmti prej të cilës njerëzimi shijoi belanë, të cilën nuk e kishte shijuar më tepër në asgjë më parë.
"Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngriten ndryshe vetëm se si ngritet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. Këtë ngase ata thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikur edhe kamata!" e All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbeten përgjithmonë. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar". (Bekare, 275 - 276)
Kjo është antipropagandë trishtuese dhe ilustrim tërbues: "Ata nuk ngriten ndryshe vetëm se si ngritet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit".
Nuk kemi hasë asnjë kërcënim emocional i cili përcillet në ndjenja siç përcillet kjo pasqyrë e trupëzuar, e gjallë dhe lëvizëse, pamje e të prekurit të përmbytur. Kjo është pamje e njohur dhe e mësuar për njerëzit. Këtu teksti Kur’anor e prezenton këtë për të luajtur rolin ngacmues për trishtimin e ndërgjegjes dhe ngacmimin e ndjenjave të kamatëmarrësve si dhe dridhjen e tyre, si dridhje e fortë për t’i nxjerrë nga tradita e tyre e ambientuar e sistemit të tyre ekonomik dhe nga lakmia e tyre për të arritur atë që do t’ua realizonte atyre kamatën. Ky është një mjet për të arritur ndikim edukativ i cili në këto raste është efikas, e që në të njëjtën kohë është shprehje e realitetit ekzistues. Pjesa dërrmuese e tefsireve ishin të mendimit se qëllimi i ngritjes në këtë pamje trishtuese është ngritja Ditën e ringjalljes, megjithatë - sipas asaj që shohim - kjo pamje është evidente ashtu si përshkruhet në jetën e njerëzimit në këtë botë. Kjo shprehje poashtu përputhet me atë që vjen pas saj duke tërheq vërejtjen e shpalljes së luftës prej All-llahut dhe Pejgamberit të tij. E ne shohim se kjo luftë është evidente sot, e cila dominon mbi njerëzimin e humbur I cili përplaset sikur i prekuri (nga magjia apo djalli, sh.p.) në plagët e sistemit kamator. Dhe, para se ta sqarojmë mendimin për vërtetësimin e këtij realiteti të gjendjes aktuale të njerëzimit, do të fillojmë me prezentimin e formës kamatore me të cilën ballafaqohej Kur’ani në Gadishullin Arabik dhe përfytyrimet e bartësve të xhahilijjetit ndaj saj.
Kamata e cila ishte e njohur në xhahilijjet dhe për të cilën zbritën ajetet e sipërtheksuara dhe ajetet tjera për zhdukjen e saj, fillimisht ka pasur dy forma kryesore: Riben nesieh (kamata me afat të shtyer, kredia) dhe ribel fadl (kamata me kompensim me shtesë).
Sa i përket riben nesieh, Katadeja ka thënë: "Ribaja" (kamata) e bartësve të xhahilijjetit ishte kur një njeri huazonte nga tjetri dhe i thoshte: "Do të jap kaq dhe kaq me kusht që të ma shtyshë afatin, e ai ia shtynte".
Ebu Bekr El Xhassas thotë: "Është e ditur se kamata e xhahilijjetit ishte hua me afat me shtesë kushtëzuese. Kjo shtesë ishte zëvendësim i afatit, e All-llahu i Madhërishëm e asgjësoi".
Imam Raziu në tefsirin e tij thotë: "Riben nesieh" ( kamata me afat të shtyer) ishte formë e njohur në xhahilijjet kush dikush prej tyre i jepte pasurinë tjetrit deri në një afat të caktuar me kusht që të marrë prej tij një sasi shtesë çdo muaj, kurse kapitali mbetej në gjendje të tij nëse marrësi i saj do të mund të lirohej nga kapitali i marrë. Por nëse nuk do të mund t’a kthente, atëherë ia bashkangjitte një shtesë tjetër hakut dhe afatit".
Në hadithin e Usame bin Zejdit, radijall-llahu anhuma, thuhet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Nuk ka riba (kamatë) pos në nesieh (në atë me afat të shtyer)". Transmetuan Buhariu dhe Muslimi.
Ndërsa ribel fadl është ai lloj i kamatës kur njeriu shet një gjë për tjetrën nga i njëjti lloj me shtesë, sikurse shitja e arit me ar, dirhemit me dirhem, grurit me grurë, elbit me elb, e kështu me radhë. Ky lloj iu bashkangjitë kamatës meqë në te ka ngjasim me të dhe me ndjenjat të cilat e përcjellin, të cilat u ngjasojnë ndjenjave të përcjellura në rast të marrjes së kamatës. Kjo pikë është tepër me rëndësi për ne kur do të bëjmë fjalë për veprimet e sotshme.
Nga Ebu Seid El Huderijj përcillet se ai ka thënë: "I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Ari me ari, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurma me hurmë dhe kripa me kripë: Sasi të njëjtë me sasi të njëjtë, dorë për dorë, e kush shton apo kërkon më tepër, ai ka hyrë në kamatë. Ai i cili e merr dhe ai i cili e jep, në të kanë trajtim të njëjtë". (Transmetuan Buhariu dhe Muslimi).
Nga Ebu Seid El Huderijj përcillet po ashtu: "Erdhi Bilali te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e me vete kishte hurma të llojit më të mirë (hurma bernij) 4 . Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pyeti: Prej nga i ke këto ? - Ai u përgjigj: Kishim hurma të ligështa, i shita dy sa’ë për një sa’ë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ia ktheu: Oh! Po kjo është bazë e kamatës, bazë e kamatës. Këtë më mos e bën, por nëse dëshiron të bleshë, shiti hurmat me diç tjetër (të holla ose mall tjetër), e pastaj me to blejë të tjerat". (Buhariu dhe Muslimi).
Sa i përket llojit të parë, kamata në të është e qartë, nuk ka nevojë për sqarim ngase në të plotësohen të gjitha elementet kryesore të çdo veprimi kamator. Ato janë: Shtesa mbi bazën e kapitalit dhe afatit që për shkak të tij jipet kjo shtesë. Fakti se kjo fajde është kusht përbërës në marrëveshje, domethënë lindje e një kapitali të ri prej të parit, për shkak të afatit nuk është asgjë tjetër…
Sa i përket llojit të dytë, nuk ka dyshim se ekzistojnë dallime themelore në dy sende të një lloji dhe kjo gjendje imponon shtesën. Këtë e bëri të qartë rasti i Bilalit dhe i hurmës së mirë. Meqë ngjashmëria e dy llojeve në gjini krijon dyshim se bëhet fjalë për proces kamator ngase me hurmë merret hurmë, ai, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e vlerësoi kamatë dhe e ndaloi. Ai për zgjidhje urdhëroi që lloji i cili dëshirohej të kompensohet të shitet me të holla e pastaj të blehet lloji i kërkuar me të holla, duke i ikur dukurisë së kamatës nga procesi plotësisht!
Po ashtu kushti i ndërrimit "dorë për dorë" ka për qëllim që të mos shtyhet afati i shitjes së një lloji, me të njëjtin lloj qoftë edhe pa shtesë, ngase në te paraqitet dukuria e kamatës apo një element prej elementeve të saj!
Deri në këtë shkallë kishte arritur emocionimi (prekshmëria) e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me dukurinë e kamatës në çfarëdo veprimi, po ashtu edhe urtësia e tij në flakjen e logjikës së kamatës e cila dominonte në xhahilijjet.
Ndërsa sot, disa dështues prej muslimanëve, nga ndikimi i koncepteve perëndimore kapitaliste dhe sistemet e tyre dëshirojnë që ndalimin ta përkufizojnë vetëm në një formë prej formave të kamatës - riben nesieh ( kamata me afat të shtyrë ) - duke u mbështetur në hadithin e Usames dhe në vlerësimin e selefit ndaj veprimeve në lidhje me kamatën në xhahilijjet, e që t’i lejojnë fetarisht në emër të Islamit format tjera të krijuara të cilat nuk përputhen në ndonjë funksion me kamatën e xhahilijjetit!
Megjithatë, kjo përpjekje nuk është asgjë tjetër pos një dukuri prej dukurive të dështimit shpirtëror dhe mendor. Islami nuk është sistem formalitetesh por sistem që ngritet mbi një koncept origjinal. Ai kur e ndaloi kamatën nuk ndaloi vetëm një formë të saj e jo edhe tjetrën, por Ai luftonte një koncept që i kundërvihej konceptit të tij, luftonte një logjikë që nuk përshtatej me logjikën e tij, ai ishte tepër i ndijshëm në këtë aspekt deri në atë shkallë kështuqë ndaloi ribel fadl (kamatën me shtesë në kompensim) për t’i ikur dukurisë së logjikës kamatore dhe lakmisë kamatore prej një distance shumë të largët!
Andaj çdo veprim kamator është i ndaluar pa marrë parasysh se a vjen në shprehje në format të cilat ishin të njohura në xhahilijjet apo forma të reja të cilat pastaj janë krijuar, përderisa ato përmbajnë elementet themelore të veprimit kamator ose përshkruhen me kallëpin e logjikës kamatore. Fjala është për logjikën e egoizmit, grykësisë, vatjakësisë dhe futjes në lojë të bixhozit, dhe përderisa atyre u mvishet kjo ndjenjë e ndytë, ndenja e arritjes së fitimit me çfarëdo mjeti!
Ne duhet ta dijmë mirë këtë të vërtetë dhe të jemi të bindur për luftën e shpallur nga All-llahu dhe I dërguari i Tij mbi shoqërinë kamatore.
"Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngriten ndryshe vetëm se si ngritet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit".
Ata që e hanë kamatën nuk janë vetëm ata që e marrin interesin kamator, edhe pse këta janë të parët që kërcënohen me këtë tekst tmerrues, por janë edhe të gjithë ithtarët e shoqërisë kamatore.
Nga Xhabir bin Abdull-llah, radijall-llahu anhu, përcillet se ai ka thënë: "I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka mallkuar ngrënësin e kamatës, atë që e jep kamatën, dy dëshmitarët (në rastin e kontratës sh.p.) dhe shkruesin e saj". Ai tha: "Të gjithë janë të njëjtë (në mallkim)". Transmetuan Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
Kjo është sa u përket veprimeve në lidhje me kamatën personale, kurse kur është fjala për shoqërinë e cila është vendosur mbi themele kamatore, të gjithë pjestarët e saj janë të mallkuar, dhe i janë eksponuar luftës së All-llahut dhe të shporrur nga rahmeti i Tij pa diskutim.
Ata nuk ngriten në këtë jetë e as nuk lëvizin pos si lëvizja e të prekurit të destabilizuar dhe të mërziturit të goditur në mend, i cili nuk mund të stabilizohet, qetësohet e rehatohet. Nëse në të kaluarën gjatë periudhës së krijimit të sistemit bashkëkohor kapitalist në katër shekujt e parë ka ekzistuar dyshimi (i dështimit të sistemit kamator, sh.p.) përvoja e shekujve të fundit nuk i lë aspak vend dyshimit.
Bota në të cilën jetojmë sot, është botë e shqetësimeve, brengave, frikës, sëmundjeve nervore dhe psikike, duke u mbështetur në deklaratat e intelektualëve, mendimtarëve, dijetarëve dhe analistëve perëndimorë dhe në dëshmitë e vëzhguesve, vizitorëve dhe kalimtarëve në viset e civilizimit perëndimor dhe atë përkundër të gjitha të arriturave të civilizimit material dhe kolosalitetit të prodhimit industrial në përgjithësi në këto hapësira, përkundër të gjitha dukurive të përparimit material i cili dëshmohet me sy. Pastaj, ajo është botë e luftërave masive dhe kërcënimeve të përhershme për luftëra zhdukëse, botë e luftës së nervave dhe shqetësimeve të cilat nuk ndalen aty a këtu.
Kjo është një jetë e ngarkuar me vështirësi e brenga të cilat civilizimi material nuk ka fuqi t’i mënjanojë, si dhe as përparimi material, as lehtësia e jetës materiale, mundësitë e kushtet e saja në vende të ndryshme. Çfarë vlere kanë të gjitha këto të mira nëse në shpirt nuk krijohet lumturia, kënaqësia, stabiliteti dhe qetësia?
Ky është realiteti me të cilin ballafaqohet çdonjëri që dëshiron të shohë e nuk u ka vërë syve të tij perde që mos të shohë! Është e vërtetë se njerëzit në shumicën e vendeve të botës ku përgjithësisht ka përparim, si p.sh. në Amerikë, Suedi etj, të cilat kanë arritur përparim material, nuk janë të lumtur … Ata janë të mërzitur aq saqë mërzia rrjedh prej syve të tyre edhe pse janë të pasur. Brenga ka ngrënë jetën e tyre edhe pse ata janë futur thellë në prodhim! Ata këtë mërzi ndonjëherë e manifestojnë përmes grindjeve dhe britmave e ndonjëherë përmes gazetave e revistave ekscentrike të perëndimit ndërsa ndonjëherë përmes anomalive seksuale patologjike(homoseksualitetit dhe lesbicitetit). Mandej ndiejnë nevojë për ikje, ikje nga vetvetja, nga djerrina në të cilën janë ngjeshur dhe nga plogështia e cila nuk ka shkak të dukshëm, nga ndodhitë që e shoqërojnë jetën dhe rrjedhat e saj. Ata ikin me anë të vetëvrasjes, çmendurisë dhe anomalisë. Pastaj dukuria e mërzisë, djerrinës dhe boshllëkut (shpirtëror, sh.p.) i shporrë dhe nuk i lë ata të qetësohen asnjëherë!
Pse kështu?
Shkaku kryesor natyrisht se është zbrazëtia e këtyre qenieve njerëzore marrëzisht të dashuruara, të dënuara, të humbura e të pafat nga ushqimi i shpirtit, nga imani dhe nga mbështetja shpirtërore në All-llahun, përkundër gjithë atij përparimi material që e zotërojnë. Poashtu zbrazëtia e tyre nga qëllimet e mëdha njerëzore të cilat i krijon dhe proekton imani në All-llahun, përfaqësimi i tokës (hilafeti) në pajtim me kontratën dhe kushtin e Tij.
Në këtë shkak kryesor e vendimtar bëjnë pjesë edhe belaja e kamatës, belaja e ekonomisë e cila nuk zhvillohet në mënyrë të barabartë dhe të drejtë e që të shpërndahen të mirat e zhvillimit të tij dhe bereqetet e tij te të gjithë njerëzit, por zhvillohet e anuar vetëm në një krah në grushtin e financuesve kamatëmarrës të cilët plaçkisin me anë të zyrave grandioze që i kanë nëpër banka duke u dhënë hua me interes të caktuar e të sigurtë fabrikave dhe firmave tregëtare. Ata i detyrojnë fabrikat dhe firmat të shkojnë sipas një rruge (plani të cilin vet e proektojnë, sh.p.) e ku qëllimi kryesor nuk është mbrojtja e interesave të njerëzve dhe nevojave të tyre të cilat do t’u sjellin lumturi të gjithëve, të cilat do t’u sigurojnë punë sistematikisht të gjithëve dhe të cilat do t’u ofrojnë qetësi shpirtërore dhe garancë sociale, por qëllimi i tyre është prodhimi i cili do ta realizojë sasinë më të lartë të fitimit edhe nëse i dërmon miliona njerëz, u’a shkatërron jetën dhe mbjell dyshim, mërzi dhe frikë në jetën e tërë njerëzimit.
All-llahu i Madhërishëm tha të vërtetën: "Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngriten ndryshe vetëm se si ngritet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit". Ja, ne jemi ata që e dëshmojmë këtë realitet në botën e sotme aktualisht!
Kamatëmarrësit në kohën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kundërshtuan ndalimin e kamatës. Kundërshtuan duke u mbështur në atë se nuk ka arsye për ndalimin e veprimeve kamatore përderisa lejohen veprimet tregëtare: "Këtë ngase ata thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata!" e All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën".
Dilema në të cilën ata ishin mbështetur ishte ajo se tregëtia realizonte edhe fajden edhe fitimin ashtu siç bënte edhe kamata. Kjo është dilemë e iluzioneve, ngase veprimet tregëtare i eksponohen fitimit dhe humbjes. Shkathtësia personale, mundi personal dhe kushtet natyrore të cilat rrjedhin në jetë janë ato të cilat e determinojnë fitimin dhe humbjen. Kurse, veprimet kamatore në çdo rast kanë fitimin e paracaktuar. Ky pra edhe është dallimi kryesor dhe ky është barometër i ndalimit dhe i lejimit.
Çdo veprim i cili garanton fitim për çdo rast është veprim kamator, i ndaluar për shkak të garantimit të fitimit dhe caktimit paraprak të tij. Pas gjithë kësaj më nuk ka hapësirë këtu për pshtjellim dhe endje lart-poshtë!
"All-llahu e ka lejuar shitblerjen por e ka ndaluar kamatën".
E ka ndaluar kamatën për shkak të mosekzistimit të këtij elementi të shitblerjes dhe për shkaqe tjera të shumta të cilat veprimet tregtare në bazën e tyre i nxjerrin të dobishme për jetën njerëzore kurse veprimet kamatore në bazën e tyre i nxjerrin shkatërruese për jetën njerëzore 5 .
Islami situatën e cila ishte e pranishme në atë kohë e shëroi në mënyrë praktike pa krijuar tundje ekonomike dhe sociale:
"Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu".
Që nga fillimi i ligjësimit të tij Islami ia përgatiti rrjedhat sistemit të tij. Ai që e dëgjon këshillën e Zotit dhe është ndalur, nuk e kthen atë që e ka marrë më parë prej kamatës dhe çështja e saj mbetet te All-llahu. Ai do të gjykojë ashtu si Ai e sheh më mirë. Kjo shprehje frymëzon zemrën se shpëtimi për ata që në të kaluarën e kanë bërë këtë mëkat është i lidhur për vullnetin e All-llahut, dhe mëshirën e Tij. Ai mbetet i frikësuar nga çështja sa që fillon t’i thotë vetes: "Më mjafton kjo llogari e punëve të këqia. Ndoshta All-llahu më fal nga dënimet e Tij nëse ndalem dhe pendohem. Nuk dua më që rishtazi t’i kthehem asaj!" Kështu pra Kur’ani shëron ndjenjat e zemrave me këtë metodologji të veçantë.
"E kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbeten përgjithmonë".
Ky kërcënim me përshkrimin e realitetit të dënimit në ahiret përforcon karakteristikat e metodologjisë edukative (pedagogjike) për të cilën sinjalizuam dhe e thellon në zemër!
Megjithatë, ndoshta shumicën e mashtron distanca e gjatë kohore dhe takimi i pacaktuar,andaj, edhe nga llogaritë (lexo: parashikimet) e tyre e largojnë llogarinë e ahiretit! Ja, tani Kur’ani ua tërheq vërejtjen me zhdukje (lexo: falimentim) në dunja dhe ahiret, duke konfirmuar se sadakatë - përveç kamatës - janë të tilla që shtohen e pastrohen e më pastaj ata që nuk i përgjigjen kufrit dhe mëkatit i lajmëron dhe ua bën me dije urrejtjen e All-llahut ndaj kafirëve mëkatarë.
"All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar".
Mallkimi i All-llahut dhe vërejtja e Tij u vërtetuan. Ja, ne jemi ata që po shohim se nuk ka shoqëri e cila merret me kamatë e të ketë mbetur në të një grimcë bereqet, stabilitet, lumturi apo rehati. All-llahu e zhduk kamatën, kurse shoqërinë tek e cila gjendet kjo ndytësirë nuk e përmbush me gjë tjetër pos me uri e telashe. Syri sheh - sipas asaj që duket - stabilitet, prodhim dhe burime të bollshme, megjithatë, bereqeti nuk vlerësohet sipas shfrytëzimit të rehatshëm të këtyre burimeve. Ne sinjalizuam më parë në telashet e ngarkuara të cilat rëndojnë zemrat e njerëzve në shtetet e pasura me burime të bollshme dhe në bezdinë shpirtërore të cilën kapitali nuk e mënjanon por e shton. Pikërisht nga këto shtete bezdia, panika dhe shqetësimi shtrihen në tërë botën ngase njerëzimi jeton në kërcënim të përhershëm me luftë zhdukëse, zgjohet e flen i preokupuar me luftën e ftohtë. Kjo mënyrë e jetës së njerëzve ditë për ditë ua rëndon nervat - pa marrë parasysh a e ndiejnë atë apo nuk e ndiejnë - e nuk u ofron kurfarë bereqeti në pasuri, as në jetesë, as në shëndet e as në qetësimin e mendjes!
Çdo shoqëri e cila vendoset në solidaritet dhe ndihmë reciproke-të përfaqësuara në sadakatë obligative (synon zekatin) dhe ato vullnetare-të cilën e udhëheq shpirti i dashamirësisë, dashurisë, kënaqësisë, tolerancës, shikimit të përhershëm në dhuntinë e All-llahut dhe shpërblimin e Tij, mbështetjes së përhershme në ndihmën e All-llahut dhe zavendësimin e Tij të sadakasë me shumëfishimin e saj … pra, në çdo shoqëri e cila vendoset mbi këtë themel, All-llahu do t’i bekojë ithtarët e saj - individ apo grupe - në pasurinë, rizkun, shëndetin, fuqinë, qetësinë e zemrave dhe rehatinë e mendjeve të tyre.
Ata që nuk e shohin këtë të vërtetë në realitetin njerëzor, në të vërtetë nuk duan të shohin, ngase, ata janë të pasionuar që mos të shohin, ose janë të atillë mbi sytë e të cilëve është rënduar perdja e devijimeve të krijuara qëllimisht dhe me paramendim nga bartësit e interesit për vendosjen e sistemit të mallkuar kamator dhe nga kjo arsye janë të dobët ta shohin të vërtetën!
"All-llahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar".
Kjo fjali përfunduese në këtë rast është vendimtare sa i përket atyre që janë këmbëngulës në veprimin kamator-pas ndalimit të tij- për besëpremët mëkatar të cilët nuk i do All-llahu. S’ka dyshim se ata të cilët lejojnë atë që e ndaloi All-llahu meritojnë të përshkruhen me kufër dhe mëkat edhe nëse me gjuhët e tyre thonë njëmijë herë: La ilahe il-lall-llah Muhammedurr-rresulull-llah. Islami nuk është fjalë që shprehet me gjuhë, por është sistem jete dhe metodologji pune. Andaj mohimi i një pjese të tij është sikur mohimi i tij i tërësishëm. Në ndalimin e kamatës nuk ka aspak dilemë, kurse në trajtimin e tij hallall dhe vendosjen e jetës mbi këtë bazë nuk vjen në shprehje asgjë tjetër pos kufrit dhe mëkatit … All-llahu na ruajtë. * * *
Përballë faqes së kufrit dhe mëkatit dhe kërcënimit tërbues ndaj ithtarëve të programit të kamatës dhe sistemit të tij, paraqitet faqja e imanit dhe veprës së mirë, karakteristikave të xhematit besimtarë dhe shtyllës së jetës së koncentruar në sistemin tjetër - sistemin e zekatit - i cili qëndron në anën e kundërt të sistemit të kamatës:
"Ska dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurfarë frike as brengosje".
Elementi dallues në këtë faqe është elementi i "zekatit", elementi i të dhënurit pa kompenzim e kthim. Konteksti përmes tij prezenton vetinë e besimtarëve dhe shtyllën e shoqërisë besimtare. Më tej prezenton pamjen e sigurisë, qetësisë dhe kënaqësisë hyjnore të ngjyrosur në këtë shoqëri besimtare.
Zekati është shtyllë e shoqërisë së solidarizuar dhe harmonizuar e cila nuk ka nevojë për garancat e sistemit kamator në çfarëdo aspekti prej aspekteve të jetës së saj.
Forma e "zekatit" hutoi ndjenjat tona dhe ndjenjat e shtresave të dërmuara të ummetit Islam i cili nuk e ka përjetuar sistemin Islam të zbatuar në botën e sotme, sistem ky i cili ngritet mbi bazën e konceptit të besimit, edukimit besimor dhe moralit besimor. Ky sistem e udhëheq qenien njerëzore në një stil të veçantë dhe ia vendos sistemin përmes të cilit do të frymojnë konceptet e tija të shëndosha, morali e tij i pastër dhe etika e tij e lartë. Ai bën që jeta të zhvillohet dhe ekonomia të ngritet përmes angazhimit individual ose bashkëpunimit të pastër që është larg nga kamata!
Kjo formë u mjegullua në ndjenjën e këtyre shtresave të dërmuara e me fat të shterrur të cilat nuk e përjetuan këtë formë të lartë dhe këtë sistem, por lindën dhe jetuan nën vërshimën e sistemit materialist të vendosur mbi bazën kamatore. Ato përjetuan vrazhdësinë dhe koprracinë, armiqësinë dhe grindjen, vetjakësisë dhe egoizmin të cilat udhëheqin ndërgjegjet e disa njerëzve. Kjo gjendje bën që pasuria të mos transferohet te ata që kanë nevojë pos në formë të nënçmuar kamatore! Kjo bëri që njerëzit të jetojnë pa kurrfarë garancash përderisa nuk kanë sasi të pasurisë ose të marrin pjesë me një sasi të pasurisë së tyre në firmat e sigurimit kamator dhe bëri që tregtia dhe industria të mos mund të gjejnë pasuri përmes të cilës do të ngriteshin, përpos që ajo të arrihet në formën kamatore! Andaj edhe në ndjenjën e këtyre shtresave të ngarkuara u mbjell mendimi se nuk ekziston sistem tjetër pos këtij sistemi dhe se jeta nuk mund të vendoset ndryshe pos mbi këtë bazë!
Është mjegulluar poashtu pamja e zekatit deri në atë shkallë sa që gjeneratat e sotme e llogarisin si bamirësi të nënçmuar personale në bazë të të cilit nuk mund të ngritet ndonjë sistem bashkëkohor! Megjithatë shtrohet pyetja: sa është vlera e të ardhurave të zekatit përderisa ai përfshin dy e gjysmë përqind nga baza e kapitalit të përgjithshëm, duke e llogaritur edhe fitimin e tij 6 të cilin duhet ta japin njerëzit të cilët Islami i ka frymëzuar në mënyrë të veçantë, i ka edukuar me edukatë të veçantë, me udhëzime e parime dhe me sistem të veçantë të jetës i cili zotëron konceptin që është mbi botëkuptimet e atyre që nuk kanë jetuar në të! Zekatin e mbledh shteti Islam si të drejtë obligative e jo si bamirësi personale dhe ua ndan anëtarëve të bashkësisë muslimane që nuk kanë mjete të mjaftueshme personale në mënyrë që çdo individ ta ndiej se jeta e tij dhe jeta e fëmijëve të tij është e mbrojtur në çdo rast. Gjithashtu nga të ardhurat e zekatit i lahet borxhi atij që është rënduar në borxhe, qoftë ai borxh i marrë për tregti apo për nevoja tjera.
Nuk është me rëndësi forma e sistemit, me rëndësi është shpirti i tij. Shoqërinë të cilën e edukon Islami me udhëzimet, parimet dhe sistemin e tij është e sintetizuar me formën e sistemit dhe procedurat e tij, i përkryer me parimet dhe udhëzimet, solidariteti i të cilit buron nga ndërgjegjja e pjesëtarëve të shoqërisë dhe me mekanizmat bashkarisht të harmonizuara e të përkryera. Ky është një realitet të cilin nuk mund ta parafytyrojnë ata të cilët janë formuar dhe janë rritur nën hijen e sistemeve tjera materialiste. Megjithatë ky është një realitet të cilin e njohim ne - pjesëtarët e Islamit - dhe e shijojmë me shijen tonë të imanit. Nëse ata janë të penguar nga kjo shije për shkak të keqtrajtimit dhe fatit të tyre të mjeruar, por edhe të njerëzimit traditat dhe udhëheqjen e të cilëve ata i kanë në dorë, le të jetë kjo hise e tyre dhe le të abstenojnë nga kjo mirësi për të cilën All-llahu i përgëzon: "Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin". Le të abstenojnë nga prehja dhe harmonia, edhe nga shpërblimi dhe sevapi. Ja pra, ata me paditurinë, xhahilijjetin, lajthitjen dhe inatin e tyre abstenojnë!
All-llahu, lavdi pastë, atyre që jetën e vet e mbështesin në iman, harmoni, adhurim dhe bashkëveprim u premton se shpërblimin e tyre do ta ruajë në qenien e Tij dhe u premton siguri e jo frikë, lumturi e jo dëshprim: "Ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje", në momentin kur marrësve të kamatës dhe shoqërisë kamatore u’a tërheq vërejtjen me vuajtje e rrënim, përplasje e lajthitje dhe me mërzi e frikë.
Një gjë të tillë njerëzimi e ka dëshmuar njëmendësisht në shoqërinë muslimane, por, po e dëshmon edhe tjetrën njëmendësisht sot në shoqërinë kamatore! Sikur të kishim mundësi që ta kapim çdo zemër naïve e ta shkundim fortë derisa të zgjohet e ta kuptojë këtë të vërtetë të pashembullt e ta kapim çdo sy të mbyllur e t’i hapim kapakët e tij që ta sheh këtë realitet, sikur ta kishim në dorë këtë veprim … por, ne nuk kemi mundësi, pos asaj që ta tregojmë këtë realitet, e ndoshta All-llahu e udhëzon njerëzimin e pafat. E zemrat janë mes dy gishtave të Gjithëmëshirshmit dhe udhëzimi i takon All-llahut… ................................................................................................
Nën hijen e mirëqenies së sigurtë, All-llahu vendos xhematin musliman i cili largon kamatën nga jeta e vet , e shporr kufrin dhe mëkatin kurse jetën e vendos në iman dhe vepra të mira, në ibadet dhe zekat. Nën hijen e kësaj mirëqenie të sigurtë, atyre që besojnë, u’a tërheq vërejtjen për herë të fundit që ta pastrojnë jetën e tyre nga sistemi i ndytë e i mallkuar kamator, përndryshe atyre do tu shpallet luftë e hapët nga All-llahu dhe Pejgamberi i Tij pa zvarritje, prolongim e vonim:
"O ju që besuat, kinie frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata. E nëqoftëse nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt (luftë) me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve u takon kryet e mallit tuaj, askë nuk dëmtoni as vet nuk dëmtoheni".
Këtu teksti imanin e atyre që besuan e ndërlidhë me heqjen dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata. Ata nuk janë besimtarë përderisa nuk do ta kenë frikë All-llahun dhe të tërhiqen nga ajo që ka mbetur nga kamata. Ata nuk janë besimtarë edhe nëse e publikojnë se janë, ngase nuk ka iman pa nënshtrim, lojalitet dhe ndjekje të asaj që ka urdhëruar All-llahu. Teksti Kur’anor nuk le rast për dilemë e as nuk e len njeriun që të fshehet pas fjalës iman ndërkohë kur ai nuk i nënshtrohet dhe nuk pajtohet me atë që e vendosi si ligj All-llahu, as nuk e zbaton gjatë jetës së vet e as nuk i mbështetet gjatë veprimeve të tij. Ata që bëjnë dallim në Fe mes besimit dhe veprimeve ata nuk janë besimtarë sadoqë të pretendojnë iman dhe ta publikojnë me gjuhët e tyre ose edhe përmes akteve të ibadeteve tjera të pretendojnë se janë besimtarë!
"O ju që besuat, kinie frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata".
Atyre nuk u’a preku atë që mbeti nga kamata, nuk kërkoi që ta kthejnë atë, dhe as nuk u’a konfiskoj pasurinë, të tërën apo një pjesë të saj, edhepse kamata kishte ndërhyrë në te. Kjo, ngase, nuk ka ndalim pa tekst e as vendim pa ligj, kurse ligji zbatohet dhe vijnë në shprehje gjurmët e tij pas nxerrjes së tij. Kurse ajo që kaloi i takon çështjes së All-llahut e jo vendimeve ligjore. Në këtë mënyrë Islami i iku krijimit të krizave të mëdha ekonomike dhe sociale. Kjo do të ndodhte sikur ligjit të tij t’i jipte edhe efektin kalues. Ky është parimi në të cilin mbështetet legjislacioni bashkëkohor në kohët e fundit! Kështu është sepse legjislacioni islamik është lëmi që ballafaqohet me jetën praktike njerëzore. Ai e lëvizë para, e pastron dhe bënë që ai të zhvillohet dhe ngritet bashkarisht. Njëkohësisht, Kur’ani, trajtimin e tyre si besimtar e ndërlidhi me pranimin e tyre të këtij legjislacioni dhe zbatimin e tij prej kur zbriti dhe u njoftuan me të. Ai zgjoi në zemrat e tyre edhe ndjenjën e takvallëkut (frikërespektit) ndaj All-llahut. Kjo është ndjenja në të cilën Islami e mbështet zbatimin e ligjeve të tij dhe e bënë garancë të strukur në qeniet e shpirtërave mbi garancat që mbështeten në vet ligjin. Kështu Islami posedon garanca të zbatimit të cilat nuk i kanë ligjet tjera që mbështeten vetëm në mbikqyrjen e jashtme. Sa lehtë mund të mashtron mbikqyrja e jashtme kur ndërgjegjja nuk ka roje e cila e ka pushtet takvallëkun ( frikërespektin ) ndaj All-llahut.
Kjo është faqja e lakmimit, kurse përballë saj qëndron faqja e frikësimit … frikësim i cili tundë zemrat:
"E nëqoftëse nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij".
O, çfarë trishtimi! Luftë nga All-llahu dhe i dërguari i Tij, luftë të cilën duhet përballuar qenia njerëzore. Luftë e tmerrshme me përfundim të njohur e me pasoja të sigurta … Po ku po shkon ky njeri i dobët që tretet në krahasim me atë Fuqi kolosale rrënuese e asgjësuese ?!!
I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, përgjegjësin e tij për tubimin e zekatit për Mekke pas zbritjes së këtyre ajeteve e urdhëroi që t’a luftojë familjen e Mugires nëse nuk ndalen nga veprimi kamator. I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në hutben e tij ditën e çlirimit të Mekkes urdhëroi që të shkarkohet çdo kamatë e xhahilijjetit - e para prej tyre ishte kamata e axhës së tij Abbasit - nga shpatullat e borxhlive të cilët ishin të ngarkuar edhe pas ardhjes së Islamit, një periudhë të gjatë, përderisa arriti pjekurinë shoqëria muslimane, përderisa i’u stabilizuan themelet dhe i erdhi koha sistemit të tij ekonomik që të transformohet në tërësi prej bazës së kamatës infektuese. Ai,sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me rastin e kësaj hutbe tha:
"Çdo kamatë të xhahilijjetit e kam vendosur nën këto dy këmbët e mia. Të parën kamatë të cilën po e vëndoj është kamata e Abbasit"… Ai nuk i urdhëroi t’i kthejnë tepricat (nga kryet e borxheve, sh.p.) të cilat i kishin marrur gjatë xhahilijjetit.
Imami (udhëheqësi) është i ngarkuar - kur të vendoset shoqëria muslimane - t’i luftojë ata të cilët qëndrojnë këmbëngulës në bazën e sistemit kamator dhe krekosen me urdhërin e All-llahut xh.sh., edhe nëse ata kanë shpallur se janë muslimanë, ashtu siç i luftoi Ebu Bekri radijall-llahu anhu refuzues